Ajo që flitej prej ditësh është zyrtarizuar sot. Inter përforcohet në mbrojtje me gjermanin Robin Gosens. Klubi zikaltër bëri gjithcka zyrtare.
Lojtari i krahut të majtë ka lënë Atalanta-n dhe është transferuar te kampionët e Italisë me huazim dhe detyrimin e blerjes: “FC Internazionale Milano komunikon se ka arritur një marrëveshje me Atalanta-n për blerjen e futbollistit Robin Everardus Gosens.
Lojtari gjerman transferohet te zikaltrit në huazim me detyrimin e blerjes nëse verifikohen disa kushte të caktuara. Gosens mund të aktivizohet që në ndeshjen e radhës.
📣 | ANNUNCIO
Robin Gosens è dell’Inter! ⚫️🔵
👉 https://t.co/o9D1w5V7qT#WelcomeRobin #IMInter pic.twitter.com/PkQENznjNB
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) January 27, 2022