MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Shkodër, policia jep detajet

14.11.2018 - 12:41

Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur me armë zjarri, ky është bilanci i ngjarjes që trondit Shkodrën në orët e mesditës.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri ështe dërguar në spital.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin e rëndë.

Në qytet janë ngritur postblloqe më kapjen e personave të dyshuar apo me armë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN