MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Shkodër/ 31-vjeçari kushëriri i Arjan Ferracakut që u ekzekutua në shtator

14.11.2018 - 13:03

Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër, ndërsa kalëronte.

Arjan Ferracaku, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës.

Ndërsa sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.

Gjithashtu mësohet se atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku në janar të vitit 2018 iu,vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Shkodrës, tashmë i prangosur. Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”