MENU
klinika

Kush ishte Genghiz Khan?

Taktika luftarake e mongolit që pushtoi botën

01.02.2022 - 10:24

         “Nëse kronikat e gjithë betejave, por edhe ato të Genghiz Khanit do të ishin fshirë nga faqet e historisë, ushtria do të zotëronte ende një minierë të pashtershme pasurie, nga ku do të buronin njohuri të çmuara për të formësuar një ushtri, – shprehej gjenerali Douglas MacArthur. Ushtria, – shpjegon gjenerali MacArthur, – nuk mund ta mësojë zanatin vetëm me praktikë. Megjithëse armët ndryshojnë, sërish duhet t’i rikthehen së shkuarës për të njohur zanafillat themelore dhe të pandryshueshme të artit luftarak. Nuk mund të gjenden shembuj më të mirë të sipërmarrjes, sesa ajo e Perandorit të mongolëve, që ka jetuar 750 vjet më parë”./Konica.al

Genghiz Khan pushtoi perandorinë më të madhe që kishte njohur ndonjëherë bota, duke u zgjeruar nga Paqësori i Evropës Qendrore më të madhe të botës të njohur në atë periudhë, si dhe më shumë se gjysmën e popullsisë së saj. Qyteti i Qaraqorum, në qendër të Mongolisë, u shndërrua në kryeqytetin e botës orientale, që kërcënonte fundosjen e forcave të krishterimit.

Napoloni u sfidua. Genghiz Khan nuk humbi asnjë betejë vendimtare. Vdiq në moshë të madhe, në kulmin e fitoreve të tij, ndërkohë që perandoria themeluar nga vetë ai vazhdonte të zgjerohej me vrull të papërmbajtshëm. Cezari dhe Aleksandri i Madh u detyrohen shumë paraardhësve të tyre, që kishin perfeksionuar ushtrinë romane dhe trupat maqedonase. Perandoria mongole krijoi makinerinë e saj ushtarake. Pothuajse gjithmonë ushtritë e saj ishin inferiore në numër në krahasim me ato kundërshtare, me sa dukej nuk mund të vendoste asnjëherë në fushë më shumë se 200 000 burra dhe, megjithëse me forca të pakta në numër, arriti të shpartallojë perandori me miliona banorë. Në gjithë historinë, ndoshta ka qenë ushtari që ka triumfuar më shumë. “Genghiz Khan” do të thotë “lider i fuqishëm”. Ishte emri që iu vendos, ndërkohë që ishte bërë i njohur në përparësi me atë të Temucin. Temucin ishte vetëm 13 vjeç, kur i ati u helmua nga armiqtë e tij. Djaloshi kishte tashmë gjatësinë trupore dhe fuqinë e një të rrituri. Mund të qëndronte në shalë të kalit gati gjithë ditën dhe ishte një harkëtar shumë i mirë. Përveç kësaj kishte fuqinë e zgjuarsisë. Ishte i vendosur të pasonte të atin si lider i fiseve të paepur shtegtues, që bënin një jetë të ngushtë në stepat therëse të Azisë veriore. Mirëpo njerëzit e fisit nuk e dëshironin diçka të tillë, kështu që drejtuesit e tjerë vendosën ta hiqnin qafe djaloshin kundërshtar./Konica.al/ Një ditë gjuetie në stepa, kundërshtarët e Temucin e kapën si një kafshë, e lidhën dhe e i vendosën në qafë një zgjedhë të rëndë druri, duke i bllokuar edhe kyçet e dorës. Një natë, djaloshi goditi rojën me zgjedhën dhe përshkoi me vrap fushën e përgjumur. U fsheh në një përrua, ndërkohë që ndjekësit e tij vraponin me kuaj përgjatë brigjeve në kërkim të të arratisurit. Më vonë, guxoi të dalë jashtë dhe bindi një gjuetar shtegtar ta çlironte nga zgjedha.

Kronika e viteve të para është një zbatim ndjekjesh dhe tradhtish, të cilave Temucin u shpëtonte për mrekulli, gjithnjë i nxitur nga qëllimi i vendosur të pushtonte fushën e fisit. Pa mbushur ende 20 vjeç ishte lider fisi. Atëherë filloi të prish karvanë dhe të luftojë për të sjellë fise të tjerë t’i bashkonte në konfederatë me fisin e tij. Mbështeste gjithmonë udhëheqjen e tij dhe vriste cilindo që përpiqej të ndante pushtetin me të. Togrul kishte qenë mik i babit të Temucin dhe e kishte ndihmuar djaloshin në një çast të vështirë. Mirëpo, kur shefi i vjetër nuk ishte më i gatshëm t’i nënshtrohej të riut, Temucin e vrau. Nga ana tjetër, shpërblente me bujari kryetarët e gatshëm për t’iu bindur. Kaluan vite. Temucin stabilizoi lagjen e tij të përgjithshme në Qaraqorum, i ashtuquajturi qyteti i rërës së zezë: një aglomerat tendash mbi rrugë të gjera karvan nga orienti në lindje. Temucin nuk i bezdiste karvanët, sepse kishte në mendje që t’i përdorte në planet e tij për të ardhmen. I fortë në karakter, Temucin vishej me rroba prej lëkurdeleje dhe prej lëkure të thekur, madje kishte ecjen e rëndë të njeriut që ka jetuar për një kohë të gjatë majë kalit. Fytyra, me vraja të thella, rreshkur nga dielli, ishte e mbuluar nga një shtresë yndyre si mburojë ndaj erës së athtë dhe të ftohtit. Ka gjasa që nuk lahej kurrë rishtas, veçse një herë në vit. Sytë, në largësi nga njëri-tjetri nën ballin e pakuptueshëm, me rrathë të kuq nga pluhuri, shkreptinin një zjarr të fortë. Fliste pak dhe vetëm pasi e kishte menduar mirë. Në moshën 50-vjeçare Temucin kishte shkrirë klanin e Azisë qendrore në një fuqi kompakte, në krye të së cilës ishte i vetmi drejtues. Fama e tij u përhap në të gjitha stepat. Gjithsesi, nëse në atë epokë shigjeta e një armiku do të kishte goditur pikën e dobët të armaturës së Temucinit, historia me vështirësi do kishte kujtuar edhe emrin. Marrëveshjet e tij të mëdha ishin të përqendruara në 16 vitet e fundit. Kishte ndërtuar makinën ushtarake për të pushtuar botën./Konica.al/ Tashmë po përgatitej ta vinte në funksionim. Në lindje shtrihej Kina, vend me qytetërim të lashtë, në atë kohë i ndarë në dy perandori, Kin dhe Sung. Në perëndim ishte Islami, një varg kombesh të ndryshëm të destinuar nga mposhtja e të madhit Muhamed. Më në perëndim ishte Rusia, në atë periudhë e ndarë në shumë shtete dhe Evropa qendrore, një përzierje pushtetesh të mëdha e të vogla. Fillimisht Khan sulmoi Kinën. Forcoi murin e madh dhe shkallëzoi sulmet drejt shfarosjes së plotë të perandorisë së Kin, perandorisë veriore. Kryeqyteti, Yenking, tashmë i njohur me emrin Pekin, u mor, perandori u detyrua të arratiset. Ishte një disfatë e plotë për kinezët. Tri vite më vonë Genghiz Khan filloi të zhvendoset drejt perëndimit. Në xhiron e pak muajve trupat mongole bastisën qytetin madhështor të Samarkandës dhe sulltani ia mbathi që të shpëtonte jetën. Në vitet pasuese, ushtritë e Khan u bënë pjesë përbërëse e Azisë së vogël duke pushtuar Rusinë deri në Dnieper, gjithandej fitimtarë. Përse vallë? Genghiz Khan kishte një vullnet të pashterueshëm, një energji të papërmbajtur, një egërsi të pamëshirshme. Por madhështia e tij ishte diçka më shumë. Genghiz Khan kishte shkathtësinë e lëvizjes së pandërprerë tejendanë çdolloj tradite, përballonte çfarëdolloj telashi nën një aspekt krejtësisht të ri. Dinte të përdorte të gjitha metodat, të gjithë modelet e armëve dhe artet luftarake më njohura të asaj kohe si përshtatje për shfrytëzimet e tij deri në hollësitë më të vogla. Ishte i pari që organizoi një komb me të vetmin qëllim: të bënte luftë. Pra, shtatë shekuj e gjysmë më parë zotëronte konceptin e “luftës së përgjithshme”, që ende e konsiderojmë si moderne. Në kalin dhe në kalorësin mongol kishte një lëndë të parë të mrekullueshme. Kali ishte i palodhshëm: mund të ecte pa pushim edhe nëse pinte një herë ujë në tri ditë, dinte të gjente ushqimin në kushte të çfarëdoshme, edhe duke gërryer me thundër poshtë dëborës dhe akullnajës për disa fije bari të thatë. Kalorësi mund të qëndronte në shalë një natë e një ditë të tërë, të flinte në dëborë, të vazhdonte rrugën pa ngrënë ose me fare pak ushqim. Ishte luftëtar nga instinkti, trupi i mësuar me përdorimet e kanxhave, stërvitur në hark që në fëmijëri. Në plotësimin e pajisjeve luftëtari i lindur, Genghiz Khan kishte dhënë provat e një organizatori gjeni. Armatura e mongolit ishte prej lëkure të ashpër të ngurtësuar dhe të lustruar. Çdo luftëtar mbante me vete dy harqe, njërin ta përdorte kur ishte shaluar në kalë, tjetrin kur të gjendje në këmbë, për saktësi më të mira. Kishte tri lloje shigjetash, për gjuajtje në largësi, në distancë mesatare dhe fare pranë. Harqet e rëndë, për gjuajte në largësi të afërt, ishin të paracaktuara për të përshkuar armaturën. Çdo ushtar mbante me vete një sasi gjize qumështi të tharë: më pak se 200 gram mjaftonin për t’i mbajtur në formë gjatë një dite luftimi./Konica.al/ Kishin gjithashtu edhe litarë këmbimi për harkun, dyllë dhe gjilpërë për riparimet. Pajisjet i mbanin në një çantë lëkure, e cila fryhej me ajër dhe shërbente për të përshkuar lumenjtë. Ushtria përbëhej nga njësi prej 10, 100, 1000 dhe 10 000 personash. Përveç luftëtarëve, kishte edhe trupa ndihmëse: mekanikë dhe specialistë që vinin në lëvizje katapultë hedhëset e gurit dhe makineri të tjera të rrethimit, stafi i mbijetesës, një shërbim improvizimi, të caktuarit e armaturës, shërbimi i rikuperimit. Mbas tyre ndodhej populli, që punonte për të furnizuar ushtrinë me ushqime dhe armë, e cila jetonte me minimumin e domosdoshëm.

Taktika luftarake e Genghiz Khanit ishte një mrekulli përpikërie e siguruar me një stërvitje intensive./Konica.al

Formacioni i betejave përbëhej nga skuadra prej pesë rreshtash, të ndarë nga intervale të gjerë. Në radhën e parë ndodheshin trupat e mësymjeve. Të armatosur deri në dhëmbë, këta përdornin shpata, heshta dhe çomaga. Pas tyre vinin harkëtarët me kuaj. Harkëtarët përparonin në galop mes përmes hapësirave që ndanin skuadrat e mësymjes, duke zbrazur harkun në vrapim e sipër. Karakteristika e sulmit qëndronte në një dhunë dhe përqendrim gjuajtjeje të panjohur deri në ato çaste. Kur armiku ishte i shpartalluar, trupat e mësymjes hidheshin në shërbim për të plotësuar linjat. Manovra shpështillej me zhdërvjelltësi, e bashkërenduar me përsosmëri. Asnjë nuk komandonte urdhra, rregullat transmetoheshin duke valëvitur flamurë të bardhë e të zinj. Sulmi mongol triumfonte falë superioritetit të armëve, shpejtësisë me të cilët këta hynin në kontakt kundër armikut, ndaj shpejtësisë dhe përpikërisë së gjuajtjeve. Milicia kineze, luftëtarët guximtarë të Islamit, kalorësit dhe armixherët e krishterimit, që të gjithë përfundonin përballë breshërisë së shigjetave mongole. Megjithëse ushtritë e të madhit Khan ishin të pakta në numër, ai thuajse gjithmonë zotëronte fuqi më të mëdha për sa i përket çështjeve vendimtare të betejës. Dinte si t’i ndante forcat armike dhe të përqendronte ushtrinë e tij. Ishte mjeshtër i befasisë, i gatshëm të shfaqej papritur në një vend ndërkohë që armiku e kujtonte në anën tjetër. Fitonte duke u ardhur vërdallë pozicioneve kundërshtare, më saktë duke i shkatërruar në sulme ballore. Fushatat e tij karakterizoheshin nga dërgimi dhe aftësia e të marshuari dy herë më shpejt se kundërshtarët.

Disa luftra të Genghiz Khanit ishin gjysmë të fituara nga propaganda që bëhej para se ushtria të hidhej në sulm. Në mënyrën e përdorimit të fjalës si armë, asnjë komandant nuk e ka zëvendësuar këtë barbar të paqytetëruar.

Kolona e tij e pestë përbëhej nga tregtarë të karvanit. Gati gjysma e tyre angazhonin spiunë në vendet që synohej të sulmoheshin. Studionte gjeografinë, popullsinë, politikën e kundërshtarit; kërkonte elementë të pakënaqur dhe i vendoste kundër njëri-tjetrit. Spiunët e tij në Islam e informuan se nëna e sulltanit ishte xheloze nga pushteti i të birit. Genghiz Khan i diktoi një letër dhe ia dërgoi. Duke u shtirur se po i përgjigjej një letre dërguar nga ajo, e falënderonte për ofertën e saj në përkrahje të tij. Pastaj bëri të mundur që lajmëtari të binte në duart e sulltanit. Kur Ganghiz Khan marshoi për në Islam, ushtria e gjeti vendin thuajse pre të një lufte civile. Korruptoi politikanët e pandershëm. Agjentët e tij zbuluan se Ministri i Luftës në Kinë kishte kthyer fondet. Lajmi u shpërnda në mënyrë që të provokonte një krizë qeveritare, e cila tronditi vendin pikërisht në periudhën kur Mongolët marshonin drejt mësymjes. Propaganduesit shërbenin për të përhapur edhe terrorin. Ishte një zakon i përhershëm, që u kujtonte kombeve të paracaktuar për t’u pushtuar rrjedhojat e tmerrshme që u ndodhnin popujve, të cilët ishin përpjekur t’i bënin ballë Genghiz Khan. Të nënshtroheshin ose të asgjësoheshin, – njoftonin paraprakisht ata. Nëse armiqtë e tij i gjunjëzoheshin, nuk e dhunonte territorin por ata prapëseprapë asgjësoheshin. Ngrinte në qiell mjeshtërinë e armëve, bënte të dukej si e natyrshme se gjithë të tjerët punonin shumë për t’i mbajtur në fushë ushtarët. U mësonte popujve të pushtuar se mongolët ishin një racë ndryshe nga të tjerët dhe superior mbi të gjithë.

Për Genghizin, terrorizmi ishte një politikë e ftohtë dhe e paanshme.

Nëse ndonjë qytet rezistonte, i vinte zjarrin dhe masakronte burra, gra e fëmijë. Ishte një procedurë e plotë dhe përfundimtare. Kur ushtria e tij braktiste vendin, Khan linte pas disa nga luftëtarët e tij dhe një grusht të burgosurish të fshehur nën gërmadha. Më vonë të burgosurit ishin të detyruar të përshkonin qytetin, duke thirrur se mongolët ishin larguar; dhe në çastin kur ata pak banorë të shpëtuar nga masakra dilnin nga skutat ku ishin fshehur, ushtarët i vrisnin. Trupave u pritej koka për të parandaluar që ndonjëri të shtirej si i vdekur. Në një qytet të vetëm u vranë 500 000 civilë. E tillë ishte makina ushtarake që i mundësoi Genghiz Khanit të pushtonte botën. Ai vdiq gjatë një fushate në vitin 1227, në moshë 66-vjeçare, në kumin e pushtetit. Makina e madhe vazhdoi të marshonte edhe pas vdekjes. Pasardhësit e tij u shndërruan në padronët e gjithë Azisë. Madje, u shtrinë edhe zemër të Evropës. Mposhtën hungarezët, polakët, gjermanët. Asnjë ushtri nuk u bënte dot ballë. Fuqia mongole ende ishte e pathyeshme nën drejtimin e Kublai Khan, nipi i Genghiz dhe përkrahës i Marko Polos. Së fundmi, perandoria u përça duke rënë në duart e pasardhësve të degjeneruar. Sot popullsia mongole është kthyer në një grupim të pafuqishëm të fiseve shtegtarë. Qaraqorum është zhdukur nën rërat e lëvizshme të Gobit. Madje, dhe emri i tij thuajse është harruar./Konica.al