03.02.2022 - 22:58
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Burime zyrtare të PD, konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se kandidatët e propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike u miratuan unanimisht nga kryesia e PD.
Kështu në zgjedhjet e 6 marsit PD do të garojë në 6 bashkitë me:
Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku
“Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë” thanë burime nga kryesia e PD.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pse përgjegjësia është e Bashës?
Analiza/Preç Zogaj: Cilët janë kandidatët më të mirë në zgjedhje?
"Hyjmë në zgjedhje për të fituar, kandidatët tanë…"
Basha: 6 Marsi test mbijetese për ‘non gratat’
Përdorimi i simboleve, emrit, logos dhe vulës së PD