Pas suksesit masiv të “Spider-Man: No Way Home”, Sony po kërkon të zgjerojë personazhet e “Marvel”-it, duke bërë pjesë të saj aktoren e famshme, Dakota Johnson për të luajtur në filmin “Madame Web”.
Sipas ET, aktorja, e cila njihet më tepër për rolin e saj në filmin erotik “Fifty Shades Of Grey”, do të jetë femra e parë superhero në filmat e “Spider-Verse”.
Që nga viti 2019, burime të ndryshme treguan se Sony Pictrues po punonte në zhvillimin e një filmi të përqendruar në Madame Web. Pra, ky raport i ri na tregon se projekti ka vazhduar të ecë përpara dhe se është çështje kohe që të kemi më shumë detaje rreth vizionit që Sony Pictures ka për këtë personazh në botën e kinemasë.
E themi këtë sepse në seritë komike dhe të animuara, Madame Web është një grua e moshuar që vuan nga “myasthenia gravis”, për këtë arsye ajo është e lidhur me një sistem mbështetjeje për jetën që duket si një rrjet merimange. Për shkak të kësaj gjendjeje dhe moshës së saj, Madame Web shmangi luftimet në favor të përdorimit vetëm të fuqive të tilla si telepatia, mprehtësia dhe projeksioni astral.
Johnson po kalon gjithashtu një vit mbresëlënës në karrierën e saj, duke fituar vlerësimin e kritikëve për performancën në filmin “The Lost Daughter të Maggie Gyllenhaal”. Ajo gjithashtu luajti dhe prodhoi dy filma që së fundi u shfaqën premierë në Sundance, “Am I Ok?” dhe “Cha Cha Real Smooth”.