Duke qenë se ndjekin gjithmonë trendet më të fundit të veshjeve, shpesh figura publike bëjnë “xing” me veshjet apo aksesorë të ndryshëm. Së fundmi kjo i ka ndodhur Elita Rudit me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Të dyja vajzat njihen për stilin e tyre të veçantë dhe pasionin për modën.
Ishte Georgina ajo që e veshi e para këtë kostum sateni të zi me pupla ekstravagante në fund të këmbëve dhe te krahët. Ylli argjentinas u shfaq me kostumin elegant në ditën e lindjes së saj nga Bujrh Khalifa, duke e kombinuar me një palë këpucë nude dhe vathë të mëdhenjë.
Po ashtu edhe Elita duket se e ka pëlqyer shumë këtë veshje. Së fundmi ajo u shfaq në Instagram me të njëjtin “look” duke marrë shumë komente pozitive. Ndryshe nga Georgina ajo guxoi më shumë me takat duke veshur një palë ngjyrë rozë, teksa ke vathët u tregua më pak ekstragavante.