MENU
klinika

45 pika karburanti detyruese

Një tender me vlerë 791.6 mln lekë për naftën e fermerëve

09.02.2022 - 17:42

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur një tender me vlerë 791.6 mln lekë për blerjen e karburantit për skemën e rimbursimit të fermerëve. Sipas dokumenteve shoqërues, ofertat do të pranohen deri në datën 11 mars, ndërkohë që operatorët ekonomikë të interesuar do të duhet të kenë minimumi nga një stacion të tregtimit me pakicë të karburanteve, në 45 qytete të vendit.

Ndërkaq, në raport me një vit më parë, fondi limit i vënë në dispozicion është më i lartë, duke qenë se në 2021-in fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit ishte 650 mln lekë. Sipas skemës së bërë publike nga qeveria, fermerët që punojnë dhe kultivojnë tokën do të përfitojnë një sasi karburanti falas, si konvertim i lehtësimit nga barra fiskale e karburantit për prodhim bujqësor përmes përjashtimit të akcizës, taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit. Vitin e kaluar u hapën edhe aplikimet për t’u pajisur me kartat e naftës, ndërkohë që përfitues mund të ishte çdo fermer që kishte tokë, në pronësi apo me qera dhe që e punonte atë.

Kriter detyrues për të aplikuar ishte pajisja me NIPT, ndërsa më pas bëhej aplikimi online për mbështetje për naftën bujqësore. Ky aplikimi bazohej në vetëdeklarim, ku çdo fermer deklaronte kulturat e mbjella (nëse janë shumëvjeçare) apo që do të mbillte (nëse janë kulturat njëvjeçare) për çdo parcelë të verifikuar tokë që ka në pronësi apo me qera. Më pas llogaritej sasia e naftës që i duhej për ato sipërfaqe dhe kultura të deklaruara, ndërsa përmes kartës feremerët i drejtohen pikave të karburanteve për të marrë sasinë që iu takon. Aplikimet për skemën e mbështetjes me naftë pa taksa nisën më 15 janar të vitit 2021, ndërkohë që sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve, lista përfundimtare e përfituesve përfshin 9096 fermerë.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!