Ditën e sotme është bërë prezantimi i kandidates së Partisë Socialiste për Kryetare të Bashkisë Shkodër, Znj. Majlinda Angoni. I pranishëm ka qenë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, drejtuesja politike e Qarkut Edona Bilali, e deleguara për fushatën elektorale ministrja Olta Xhaçka.
Në fjalën e saj, kandidatja e PS për Bashkinë Shkodër ka premtuar se për 300 ditë do të sjellë në Shkodër ndryshimin për mirë duke pasur mbështetjen e qeverisë.
Majlinda Angoni: Në këtë moment të veçantë dua të ndaj me ju ndjenjën e përgjegjësisë për të ndarë këtë sfidë, si një mundësi unike. Përkushtimi për të dëgjuar çdo banorë të këtij qyteti, për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin. Bindja ime është se në këtë rrugëtim do të kem mbështetjen e të gjithëve, artistëve, intelektualëve, por në veçanti kam garancinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Ky është momenti, ta çojmë Shkodrën në një nivel tjeëtër për t’i dhënë asaj dinjitetin dhe vlerat që i takojnë. Unë jam e vetëdijshme se nuk është bërë më e mira, por ndonëse se nuk kemi pasur asnjëherë timonin e pushtetit vendor, kemi treguar se qytetari është primar për ne. Në 30 vite, ne jemi dëshmitarë të regresit në Shkodër. Jepjani besimin në këto 30 vite një zonje shkodre që vendosur në radhë të parë interesin qytetar. Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes do të punoj për një qytet më të pastër. S’keni pse prisni më, por vetëm 300 ditë. Ne nuk kemi mundësi për të humbur sepse shkodranët nuk kanë më kohë për të humbur. Për zhvillimin e komunitetit dhe mjedisit ku jetojnë. Duke iu falenderuar nga zemra ju ftoj në komunikimet e afërta në më të mirën e Shkodrës tonë të mrekullueshme.