Pas nxjerrjes së listës së 8 personave më të rrezikshëm të Vlorës, Policia e Shtetit sot ka bërë publike emrat e më të rrezikshmëve të Fierit.
Në këtë listë ndodhen 17 persona të cilët janë në kërkim, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.
Policia i bën thirrje kujtdo që ka informacione në lidhje me këta persona të lajmërojë uniformat blu.
“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruan në njoftimin e saj Policia.