MENU
klinika

Përgatisni kurën tuaj!

Ulliri, pema e bekuar me shumë veti shëruese

15.11.2018 - 11:42

Ulliri ashtu si dhe molla, limoni, portokalli apo rrushi, është një bimë mjekësore e mrekullueshme jashtëzakonisht kurative.

Ai përmendet edhe në librat fetarë, si një pemë e bekuar me shumë veti shëruese. Sot njihen disa lloje të ullirit.

Ullinjtë e gjelbër janë shumë ushqyes, forcojnë barkun dhe stimulojnë epshin seksual. Këshillohet të konsumohen nga diabetikët, pasi shuajnë etjen që shkakton diabeti.

Ullinjtë e zinj janë të dobët për stomakun dhe jo fortë të këndshëm. Ullinjtë e njelmët janë të mirë për trajtimin e djegieve.

Në mjekësinë popullore përdoren lëvorja e drurit, gjethet, frutit dhe vaji i ullirit. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatit buloz dhe kromës.

Ato kanë veti rrudhëse e tonike dhe së bashku me lëvoret e degëve, përdoren kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe temperaturës së lartë etj.

Vaji i ullirit përdoret edhe për vlerat e larta diabetike dhe kurative që ka.

Kuron temperaturën e lartë

Merren 40-50 gjethe ulliri dhe vihen të ziejnë në gjysëm litri ujë, derisa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Masa e përftuar filtrohet dhe përzihet me pak sheqer. Nga çaji i përgatitur, pihen 1-2 filxhanë çaji çdo ditë.

Kuron tensionin e lartë të gjakut

Si fillim përgatitet një çaj me 20 gjethe ulliri që vendosen të ziejnë në një litër ujë. Pastaj shtohen 5 gjethe çdo ditë, derisa të arrihen 120 gjethe. Në të gjitha rastet çaji zihet, derisa të mbeten ¾ e ujit, prej tij pihet 2 gota në mëngjes, para buke dhe një në darkë, para gjumit.

Infarkti

Merren 3 lugë gjethe ulliri të thërrmuara dhe gjethe lule lisre. Përzierja e tyre përvëlohet me 1 litër ujë të valuar. Ena mbulohet për 15 minuta, pastaj kullohet dhe konsumohet gjatë ditës në formë çaji, e ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer.

Për përdorime të tjera:

Në sëmundjet e stomakut;

Kundër mykut të zorrëve;

Në qetësimin e organizmit;

Për të gjitha sëmundjet nëse kombinohet me mjaltin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuron mbi 10 sëmundje

Limoni dhe vlerat e tij kurative!


Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?