MENU
klinika

Provoni këto 8 hapa

Disa mënyra që bateria e iPhone të mbajë më gjatë

14.02.2022 - 12:32

Një bateri “e vdekur” e iPhone është, në rastin më të mirë, një bezdi. Në rastin më të keq, një iPhone në një gjendje të tillë mund t’ju lërë të bllokuar në një situatë të keqe, t’ju privojë nga informacioni thelbësor ose më keq.

Një karikim i plotë i baterisë së një iPhone të ri duhet t’ju zgjasë rreth 24 orë, duke supozuar se po e përdorni atë mesatarisht gjatë gjithë ditës.

Por transmetimi i videove, kryerja e telefonatave të gjata në FaceTime, nxjerrja e fotografive dhe luajtja e lojërave mund “ta vrasin” baterinë shumë më shpejt.

Dhe një sasi befasuese e jetëgjatësisë së baterisë merret nga aplikacionet që funksionojnë në sfond, zakonisht pa asnjë të dhënë nga ju.

Dhe një sasi befasuese e jetëgjatësisë së baterisë merret nga aplikacionet që funksionojnë në sfond, zakonisht “pa dijen tuaj”.

Nëse iPhone juaj nuk duket se do të zgjasë aq gjatë sa duhet, këtu janë dhjetë gjëra që duhet t’i bëni, të cilat do t’ju ndihmojnë të kurseni baterinë.

• Gjurmoni se cilat aplikacione përdorin më shumë bateri

• Aktivizoni modalitetin “me energji të ulët”

• Zvogëloni ndriçimin

• Lidhuni me Wi-Fi ose kaloni në Airplane Mode

• Çaktivizoni Shërbimet e Vendndodhjes

• Aktivizoni modalitetin e errët

• Shkëputni pajisjet e jashtme

• Mbajeni iPhone tuaj në një temperaturë të qëndrueshme