“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë ndryshimet fizike që shkakton droga?
Mjeku: Ndryshimet fizike tek këta individë vijnë sipas llojit të drogës që kanë përdorur.
Tek përdoruesit e kanabisit vihen re këto ndryshime, si: skuqje të syve, paranoja, humbje të oreksit, reagim të vonuar, vështirësi në përqendrim, kujtesë e dobët.
Tek përdoruesit e qetësuesve (valium, xanax, librium,etj) vihen re shenja të përgjumjes, vështirësi në të folur, konfuzion, depresion, probleme me kujtesën, marramendje, si dhe rrahje të ngadalta të zemrës.
Kokaina dhe stimulantë të tjerë (metamfetaminat) vihen re këto ndryshime: eufori, e folur e shpejtë, rrahje të shpeshta zemre, pagjumësi, humbje në peshë, paranojë, nervozizëm.
Haluçinogjenët (PCP, LSD) tek përdoruesit e këtyre drogave shihet: eufori, rrahje të shpejta të zemrës, perceptim i reduktuar i realitetit, iluzione, depresion, sjellje e dhunshme.
Opioidet (heroina, morfina, kodeina, metadoni) japin një ndjenjë qetësie, frymëmarrje të ngadalësuar, kapsllëk, depresion. Kur droga injektohet në vena, vihen re edhe shpimet e bëra.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.