Nëse lëkura nuk hidratohet, ajo do të dobësojë funksionet e saj themelore, ndaj është e rëndësishme që gjatë dimrit të shtohet kujdesi ndaj saj. Megjithatë, edhe nëse zgjidhni produktet që do të ofrojnë hidratimin e nevojshëm, lëkura sërish mund të shfaqë shenja thatësie.
Kjo bën që rrudhat të bëhen më të dukshme. Prandaj, duhet të përfshini tonik dhe locione që synojnë të rrisin nivelin e lagështisë në lëkurën tuaj. Kremi që do t’ju ndihmojë të ruani pamjen e bukur, redukton humbjen e ujit dhe përmirëson rolin ditor mbrojtës të lëkurës.
“Kjo do të reduktojë edhe ndjeshmërinë e lëkurës ndaj irritimeve, kështu që do të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u rinovuar”, thotë dermatologu David Orentreich. Ai thotë se kur blejmë një krem duhet t’i kushtojmë vëmendje përbërësve si humectants dhe substanca okluzive.
Humectants stimulojnë mbajtjen e lagështisë në shtresën e poshtme të lëkurës, dhe ato përfshijnë glicerinë dhe acidin hialuronik. Zbutësit janë më efektivët në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave. Shembuj janë gjalpi shea dhe gjalpi i kakaos, të cilat janë të shkëlqyera për kujdesin e lëkurës gjatë gjithë vitit.
Këta përbërës krijojnë një barrierë mbrojtëse në sipërfaqen e fytyrës, në mënyrë që të mos thahet. Nëse vëreni procese inflamatore dhe skuqje përkundër kremit hidratues, është koha për një ndryshim – kërkoni produkte specifike për llojet e ndjeshme të lëkurës.