MENU
klinika

''Pajtimi''

Ismail bej Vlora dhe Esat Pasha takohen në Paris

15.02.2022 - 12:46

          Nga: Aurenc Bebja, Francë – 15 Shkurt 2022

“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me takimin dhe pajtimin e Ismail Qemalit dhe Esad Toptanit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

(Shërbimi special për ”Stampa”)

“Paris, më 28 prill

Përplasjet e vjetra mes dy fraksioneve kryesore shqiptare kanë pushuar.

Mëngjesin e sotëm, Ismail Qemal beu, ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili jeton në një hotel modest në lagjen ”Saint-Sulpice” në Paris, shkoi për t’i bërë një akt homazhi Esad Pashait, aktualisht edhe ai në kryeqytetin francez, duke e njohur si shefin e tij.

Takimi i dy burrave, sipas personaliteteve shqiptare të pranishme, ishte prekës.

Jam i sigurt, se pajtimi do të ketë një ndikim efektiv në sjelljen e fiseve shqiptare, në lidhje me evoluimin e situatës ushtarake në Vlorë.”

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush e shpalli pavarësinë në Lezhë, 3 dhjetor '12?

A ishte Prengë Biba Doda konkurrenti politik i Gjeto Çokut?

Plaku që ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë

50 fakte që nuk i dinit nga jeta e Ismail Qemalit