MENU
klinika

Çfarë pritet?

BBC: Është ende herët për të besuar në tërheqjen e trupave

16.02.2022 - 17:41

Ditën e djeshme Rusia tërhoqi një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën, ndërsa ditën e sotme njoftoi largimin e trupave ushtarakë nga Krimeja. Por Perëndimi dhe vetë Ukraina janë shprehur skeptikë në lidhje me deklaratat e Rusisë, ku sipas të cilëve mbeten thjeshtë fjalë dhe ata kërkojnë më shumë prova për tu bindur se Moska ka hequr vërtet dorë nga pushtimi i Ukrainës.

Të gjithë jemi të hipnotizuar nga lëvizjet e trupave ruse, duke pyetur vazhdimisht veten se çfarë po ndodh. Dhe në fakt këtë synon drejtori i këtij teatri, Vladimir Putin. Ai dëshiron që ne të hamëndësojmë, shkruan BBC

Ekziston mundësia gjithashtu që fotot e publikuara të forcave ushtarake ruse që po largoheshin, duke kaluar ngushticën e Kerçit nga Krimea, tregojnë një shenjë optimizimi se situata po qetësohet.

Por, siç ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është ende shumë herët për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të kuptuar se çfarë në të vërtetë po ndodh.

Një numër i madh i trupave ruse ndodhen ende pranë kufijve të Ukrainës, të renditur në një mënyrë që agjencitë e inteligjencës perëndimore mund ta interpretojnë vetëm kështu: këto forca janë gati për të pushtuar.

Kjo nuk do të thotë se jemi në prag të luftës, pasi Kremlini ka mohuar çdo akuzë se planifikon të sulmojë Ukrainën.

Por Putinit i përshtatet që të gjithë të mendojnë se skena që është krijuar paraqet dramën e vërtetë të betejës.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga ana e Rusisë, të cilët u janë përgjigjur me ironi paralajmërimeve të SHBA-së dhe Perëndimit se Rusia do të pushtojë Ukrainën me 16 shkurt. Zyrtarët rusë janë tallur me Perëndimin për paralajmërimet se Moska mund të pushtojë Ukrainën më 16 shkurt, duke thënë se data 16 është sot, dhe se vendi ende nuk është pushtuar, raporton abcnews.al

“Do të doja të pyesja nëse burimet e dezinformimit të SHBA dhe Britanisë, mund të publikojnë orarin e pushtimeve tona të ardhshme për vitin. Do të doja të planifikoja pushimet e mia,” shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një postim në Facebook.

I dërguari i Rusisë në Bashkimin Europian, Vladimir Chizhov, ndërkohë tha se luftërat në Europë “rrallëherë fillojnë të mërkurën”. “Kjo mund të mos jetë një garanci mjaft e fortë, por unë mund t’ju siguroj se, për sa i përket Rusisë, nuk do të ketë asnjë sulm këtë të mërkurë,” shtoi ai.

“As nuk do të ketë ndonjë përshkallëzim javën e ardhshme apo javën pas, apo muajin tjetër”.

Zëvendës ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, tha se se liderët perëndimorë duhet të kontrollohen te ndonjë mjek për “paranojat” e tyre.

Rusia ka njoftuar se po tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës, por NATO – aleanca ushtarake perëndimore thotë se nuk kjo nuk është de-përshkallëzim i situatës dhe se në fakt, Rusia po vazhdon vendosjen e trupave ushtarakë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës...

“Putini po luan me zjarrin”!