MENU
klinika

"Jemi kërcënuar se do na…"

Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit në protestë

18.02.2022 - 10:51

Punonjësit e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Elbasanit kanë dalë sërish në protestë këtë të premte pasi pretendojnë se nuk janë paguar përgjatë dy muajve të fundit.

Në një prononcim për Neës24, ata shprehen se janë në vështirësi të mëdha ekonomike, dhe pagesa që marrin aty është shpresa për familjet e tyre.

“Nuk na kanë paguar prej 2 muajsh, Na gënjejnë do i marrim sot apo nesër. Na kanë vonuar edhe herë të tjera. Na kanë kërcënuar se do na heqin nga puna nëse protestojmë. Në këtë punë po bëj 3 muaj.”, tha për ‘News24’ një prej protestuesve.

Cështja e inceneratorëve ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit publik, për shkak të fakteve të publikuara ku hidhet dritë mbi një aferë korrupsioni.

Kompania Albtek Energy, e cila ka në zotërim koncesionin për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan përfshi inceneratorin, u sekuestrua në dhjetor të vitit që shkoi nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, për shkak të akuzave mbi drejtuesen e saj Stela Gugallja, e cila është arratisur.

Pas vendosjes së sekuestros për kompaninë u caktua si administrator shtetëror Arjan Baçi.