MENU
klinika

"Çfarë do iu ofroni shqiptarëve?"

Zgjedhjet e pjesshme/Yuri Kim mesazh kandidatëve

21.02.2022 - 11:11

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka drejtuar një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit, por mesa duket mesazhi është për kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin LSI-PDK.

Ajo pyet se çfarë po iu premtojnë votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Yuri Kim Twitter

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i sekretarit të përgjithshëm për demokratët

Kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore, PD mbledh sot Kryesinë

"Hyjmë në zgjedhje për të fituar, kandidatët tanë…"

Basha: 6 Marsi test mbijetese për ‘non gratat’