MENU
klinika

Volejboll Meshkuj e Femra

Liga “Gjergj Kastrioti”, ekipet nga Shqipëria më mirë se të Kosovës

21.02.2022 - 21:14

Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj dhe femra. Kjo është Liga që bashkon Shqipërinë e Kosovën në sportin e volejbollit, ndërkohë që ky është edicioni i parë i këtij turneu.

Në këtë turne marrin pjesë 4 skuadra nga Shqipëria (2 meshkuj e 2 femra) dhe 4 nga Kosova. Në takimet e para gjysmëfinale për meshkuj, kanë triumfuar dy skuadrat shqiptare.

Erzeni fitoi 3-0 (27-25, 26-24, 25-23) ndaj Ferizaj, në një duel të dueluar deri në fund, në të tre setet. Ndërsa Tirana fitoi me lehtësi 3-1 me përmbysjë në Kosovë ndaj Pejës (20-25, 25-12, 25-22, 25-23).

Te femrat, kosovaret e Fer Volej fituan 3-2 ndaj Skënderbeut (25-16, 21-25, 32-30, 17- 25, 15-7), në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës. Kjo është ndalesa e parë për korçaret këtë sezon.

Në takimin tjetër, Tirana fitoi 3-1 ndaj Dritës në “Fahrie Hoti” (25-16, 25-23, 22-25, 26-24). Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” do të luhen më datën 26 shkurt.

Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj

Nd.1, Erzeni – Ferizaj, 3-0

Nd.1, Peja – Tirana, 1-3

Nd.2, Ferizaj – Erzeni, 26 shkurt

Nd.2, Tirana – Peja, 26 shkurt

 

Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra

Nd.1, Fer Volej – Skënderbeu, 3-2

Nd.1, Tirana – Drita, 3-1

Nd.2, Skënderbeu – Fer Volej, 26 shkurt

Nd.2, Drita – Tirana, 26 shkurt