MENU
klinika

Fundi?

”Dita e dyshave” po bën lëmsh rrjetin

22.02.2022 - 16:34

         Njerëzit po festojnë një datë mitike, që e lidhin me kthimin e Jezu Krishtit dhe fundin e botës: 22/02/2022 ose ”Dita e dyshave”.

Mijëra vetë në mbarë botën, ditën e sotme presin me padurim për një ngjarje të veçantë, por pa e ditur sigurisht, nëse data 22.02.2022, është dita e zbritjes, apo rikthimit të Jezusit në tokë.

Duke diskutuar për mundësitë, në një temë në ”Reddit”, dikush shkruajti se: “Data 22/2/22 do të jetë ditë e martë. Yjet, nuk mund të ishin rreshtuar më mirë.”

Madje, po aty erdhi supozimi plotësisht i arsyeshëm, se në çastin magjik të orës 14:22, i njohur si kulmi i ”Twosdayers” i ”Ditës së dyshave”, duke thënë: “Diku në botë, në orën 02:22 të datës 22.2.22, me siguri do të lindin binjakë”.

Ashtu si peshkaqenët lëshohen mbi një balenë të ngordhur, të gjithë në rrjet u sulën me padurim, për të ”parashkiuar” ”veçantinë” ngjarjet e kësaj date.

Dita e madhe, nuk ka ardhur pa frikë! Megjithëse disa Redditers besojnë se njerëzimi që hyn në Two-niverse –  Dy-nivers, mund të jetë katastrofike për gjithçka që kemi arritur të njohim rreth realitetit.

 

E quajtur ”Twosday” – ”Dita e dyshave” (22/02/22) nga një mori njerëzish në internet, deri më tani, kljo ditë ka zbuluar tashmë një ngjarje të madhe: pushtimin rus të Ukrahinës!

Por, çfarë tjetër mund të ketë?

Ka edhe që pyesin veten, mes tyre: “Do të ndodhë diçka, apo thjesht do të kalojë? Ssepse pas sekondave, ka mikrosekonda. Pas tyre, nanosekonda. Pas nanosekondave vjen një shkallë më e vogël e pastaj, një shkallë edhe më e vogël në vazhdim.

Nuk janë të paktë, që besojnë se dita e 2-ve, paralajmëron kthimin e shpëtimtarit të botës, Jezu Krishtit, duke shkruar: “Kështu, Jezusi, do të kthehet për Zbulesën në ‘Ditën e Dyshit”.

Është një mendim interesant, por sa mbështetet në shkrimet e shenjta?

Shqetësuese, në fakt.

Sipas biblestudy.org, kuptimi i përgjithshëm i numrit 222 në librin e shenjtë, është i paqartë. Aty thuhet: “Megjithatë, ato lidhen jo vetëm me krijimin e Evës dhe martesën e parë, por edhe me kthimin e Jezusit në tokë!”

”Gëzuar Ditën e Dyshave!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Regjisorja kalabreze kujton gjyshen...

”Arbëria” vjen në gjuhën origjinale


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen