MENU
klinika

“E kuptoj se Big Brother…”

Rama ironi me Tabakun: Ahmetaj mik i Zotos e Mërtirit?

23.02.2022 - 13:54

Kryeministri Edi Rama iu ëhstë përgjigjur me ironie pyetjeve të drejtuara nga kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit e ka pyetur Ramën për lidhjet e deputeti Alqi Bllako dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me inceneratorët dhe përfituesit e kësaj afere.

Lidhur me këtë, Rama nuk ka preferuar të japë asnjë përgjigje, duke i thënë Tabakut se po shkel ligjin, pasi nuk ka asgjë të faktuar, por i ka të gjitha opinione.

Pjesë nga debatet:
Tabaku: A keni informacion se babai i Alqi Bllakos përfitonte nga inceneratorët?
Rama: Unë e çmoj shumë disponibilitetin tuaj, por s’dua t’ju them se shkelët sërish ligjin. Ju nuk keni faktuar asgjë, keni krijuar një opinion tuajin, të cilin mbajeni për vete. Faktet këtu, mendoj unë, janë ato që kemi ardhur t’i çojmë bazuar në dokumente, jo në opinione të krijuara mbi spekulime, që secili ka të drejtën ti bëjë për të dalë në konkluzione. Nuk shoh asnjë lidhje deri tani mes pyetjeve dhe rolit, për të cilin kam ardhur këtu.

Tabaku: A është Arben Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit e tre inceneratorëve?
Rama: Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar shumë audiencë dhe mbase mes nesh ka pasur që e kanë ndjekur, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të kryeministrit. Meqë m’u drejtuat si zoti Rama, si zoti dëshmitar, po ju përgjigjem se si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia të studio miqësitë e secilit prej jush me secilin prej jush, si dëshmitar mendoj se po shkelni ligjin, ndërsa si zoti Rama po ju them se jam i painteresuar, edhe kur dilja me pantallona shkurtra se tani ju ka ikur koha, se çfarë bëjnë tjerët dhe kam refuzuar të them se çfarë bëj vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më 25 prill është fundi i Edi Ramës"

Basha e Kryemadhi në një zë për inceneratorët

“Pas Lefter Kokës, Rama po bën gati kurbanin e radhës”

Basha: U vodhën 430 mln euro nga afera e inceneratorëve


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”