MENU
klinika

Përgatisni kurën tuaj!

Nëse keni majasëll, selvia ju vjen në ndihmë!

16.11.2018 - 07:54

Pema e lartë e selvisë është pikërisht ajo që e shohim të ngrihet në varreza dhe në shëtitore. Trupi i saj i drejtë zbukurohet nga gjethet e saj si gjilpëra të gjelbërta. Selvia është një pemë me pamje madhështore që lulëzon në prill, ndërsa fruti që rri mbi një tufë luspash piqet në vjeshtë.

Ajo përdoret në shkallë të gjerë për lëndën drusore dhe vajin eterik, i cili mblidhet në çarjet e trungut. Sot përdoren gjerësisht gjethet, druri dhe kokrrat e selvisë. Gjethet dhe druri mblidhen gjatë gjithë vitit, kurse kokrrat kur janë ende të blerta.

Me efekt përdoret valesa e kokrrave të selvisë, sepse tanina që ajo përmban ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre një ngjyrë më të fortë e me shkëlqim. Gjithashtu, inhilimi i kokrrave të selvisë përdoret me sukses tek kolla e bardhë.

Në lashtësi, selvia përdorej kundër diarresë, temperaturave dhe gjakderdhjeve, ndërsa tallashi i drurit të saj i zier me ujë, përdorej për të larë e zbukuruar fytyrën.

Kuron hemorroidet

Tanina që përmban selvia, përdoret më së miri në shpërlarjen kundër hemorroideve, pasi përgatitet në këtë formë, prej sa merret:

0.15 gr ekstrakt i butë i kokrrës së selvisë;

0.02 gr ekstrakt i butë i opiumit;

0.02 gr ekstrakt i butë i beladonës;

5 gr yndyrë kakaoje.

Përbërësit e përmendur më lart përzihen mirë, derisa të përftohet një masë homogjene. Prej saj formohen suposte. Përdoren 1-3 herë, çdo ditë.

Hemorroidet mund të kurohen mirë edhe me përzierjen e selvisë me bimë të tjera.

Merret 1 lugë kafeje boçesh të thërrmuara selvie, qiparisi dhe 1 lugë kafeje sytha të plepit të zi. Kjo përzierje zihet 5 minuta, ftohet, kullohet dhe me këtë lëng shpërlahen hemorroidet.

Zgjerimi i enëve të gjakut

Merren 10 lugë gjelle boçe të thërrmuara të selvisë dhe të qiparisit, 10 lugë gjelle të thërrmuara gështenjë e egër, 10 lugë manaferrë të thërrmuara. Përzierjes së përgatitur i shtohen 4 litra ujë dhe zihet në zjarr të qetë për rreth 1 orë.

Posa largojmë enën prej zjarrit, përvëlesës i shtohen 10 lugë gjelle lëvore të thërrmuara të drurit të dushkut, që rripen nga dega me trashësinë e dorës së njeriut. Ena mbulohet për 2 orë, pastaj kullohet.

Në këtë përvëlesë, njomen leckat prej pëlhurës së lirit me të cilat mbështillen venat e pezmatuara. Terapia zgjat rreth 20 ditë, nga 2 orë në mëngjes dhe në mbrëmje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuron mbi 10 sëmundje

Limoni dhe vlerat e tij kurative!