MENU
klinika

Shmangini

5 gjëra që po ju dëmtojnë flokët gjatë dushit

24.02.2022 - 15:05

E dini që mund të jeni duke i dëmtuar flokët “me duart tuaja”?! Mund të jeni duke bërë trajtime nga më të ndryshmet, apo duke përdorur super produkte, por gabimet më të mëdha i bëni gjatë dushit. Për çfarë e kemi fjalën?

1. Nuk po përdor një qese për flokët

Kur futeni për të bërë dush, patjetër që doni të lani edhe flokët, por duke përdorur shampon sa herë lani trupin ka shumë gjasa që skalpi juaj të thahet dhe acarohet. Duke vendosur një qese posaçerisht për flokët do t’ju ndihmojë t’i mbani flokët e thata ndërkohë që lani trupin.

2. Uji i dushit është i nxehtë
Asgjë s’krahasohet me një dush relaksues, por nëse e kaloni masën me ujin e nxehtë, mund të jeni duke rrezikuar majat e flokëve. Njesoj siç ndodh me tharësen apo pjastrën edhe uji i nxehtë më shumë seç duhet mund t’i bëjë flokët të duken pa jetë.

3. Nuk i ke krehur flokët para dushit

Nëse nuk doni t’ju ngatërrohen flokët pas dushit, bëni mirë t’i krihni para.

4. I lani flokët sa herë bëni dush
Nëse doni flokë të shëndetshëm dhe voluminozë atëherë bëni mirë të mos i lani sa herë bëni dush. E dimë që ndiheni më të pastër kur laheni komplet, por larja e shpeshtë e tyre s’bën gjë tjetër veçse i dëmton. Lërini kohë yndyrës natyrale, i bën mirë flokëve.

5. Nuk i shpëlani siç duhet
Eshtë mirë ta shtoni trysninë e ujit kur vjen puna tek shplarja. Nëse aksidentalisht lini shampo apo maskë në flokë, përveçse krehja s’do të jetë ajo që prisni, skalpi do t’ju acarohet duke shkaktuar pore të hapura. Sigurohuni të shpenzoni 1 ose 2 minuta duke shpëlarë flokët në temperaturë mesatare.

Burimi: Bright Side

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit