MENU
klinika

Kush është Volodymyr Zelensky?

President! Komediani, me rolin më të vështirë të jetës…

24.02.2022 - 18:31

         “Ruani qetësinë! Jemi të fortë!”, me këto fjalë iu drejtua qytetarëve të vendit të tij, Presidenti ukrahinas, Volodymyr Zelensky, pas hyrjes së forcave ruse. Presidenti, komedian në profesion, i diplomuar për drejtësi, po luan ndoshta rolin më dramatik të jetës: atë të drejtimit të një vendi në kohë lufte, me tanke nga toka dhe raketa nga ajri.

Po kush është Volodymyr Zelensky?

Volodymyr lindi më 25 janar të vitit 1978. Ai është politikan, aktor, komedian, si dhe Presidenti i gjashtë dhe aktual i Ukrahinës.

Volodymyr Zelensky u lind dhe u rrit nga dy prindër hebrenj. I ati, profesor dhe drejtues i departamentit të Kibernetikës, në Universitetin Ekonomik të Ukrajinës. Kurse nëna, me profesion inxhiniere.

Lidhja e hershme me luftën dhe tragjedia familjare

Stërgjyshi i Volodymyrit, bashkë me tre djemtë janë vrarë gjatë holokaustit. I vetmi që mbeti gjallë, ishte gjyshi i Volodymyrit, i cili shërbeu më vonë, në Luftën e Dytë Botërore.

Dëshira për t’u kthyer te rrënjët dhe pengesa nga babai

Në moshën 16-vjeçare, Volodymyri kaloi një test dhe u pranua për studime në Izrael, vendi i rrënjëve të tij, por babai e ndaloi. Ky i fundit, duke qenë vetë akademik, e regjistroi për drejtësi në universitetin ku punonte edhe vetë.

Profesioni që nuk e ushtroi kurrë

Edhe pse i ndoqi deri në fund studimet për drejtësi, Volodymyri nuk e ushtroi kurrë këtë profesion. Ai dëshironte të bëhej aktor. Ndaj, në moshën 17-vjeçare bën audicion dhe pranohet në një grup komedie. Aktron për shumë vite…

Rastësia mbret i botës

Volodymyr, ishte president pa u bërë president. Në vitin 2015, u shndërrua në yll televizioni me rolin në serialin “Servant of the people”, ku luajti rolin e presidentit të Ukrahinës.

Vetëm 3 vjet më vonë, hodhi kandidaturën vërtet. Ishte nata e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor i vitit 2018.

Fushata karizmatike e një komediani, kandidat për president

“Zgjedhjet e kaluara, kam votuar për Poroshenkon dhe kam gabuar”, – kështu tha Volodymyr, teksa garonte përballë tij dhe në fund, fitoi me 73.2 për qind të votave.

PARIS, FRANCE – APRIL 16: Ukrainian President Volodymyr Zelensky and his wife Olena Zelenska for a state summit and working lunch at Elysee Palace on April 16, 2021 in Paris, France. (Photo by Antoine Gyori/Corbis via Getty Images)

Zelensky, nuk ia ka ndier nevojën medies, as për fushatë e as për komunikime. Kjo, për shkak të mosbesimit në pavarësinë e medieve. Volodymyr Zelensky u ka besuar rrjeteve sociale dhe YouTube-it. Aty i publikon komunikimet e tij.

Jeta personale

Sot 44-vjeçar, Volodymyr është i martuar me Olena Kiyashkon, shoqen e tij të klasës. Olena është shkrimtare dhe arkitekte. Çifti i martuan më 2003 dhe janë prindër të një djali dhe një vajzë. Oleksandra erdhi në jetë në vitin 2004, ndërsa më 2013-ën, i vëllai, Kyrylo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian: Dy mesazhe shqetësuese!

“BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve”

Biden “heq dorezat” me Putinin

“Do t’ju godasim, përgatituni për pasojat!”