MENU
klinika

“Do të bëj dasmë në Shqipëri këtë…”

Ilir Shaqiri jep lajmin e rëndësishëm

28.02.2022 - 13:06

Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” ishte i ftuar ditën e sotme në “E diell”, ku ka folur gjatë mbi kujtimet e tij më të bukura dhe të gjithë rrugëtimin e tij në karrierë.

Mirëpo një nga lajmet e bukura që ai ndau me publikun ka qenë pikërisht dasma e tij. Balerini njoftoi se dëshiron të bëjë një dasmë të dytë të mirfilltë në Shqipëri këtë verë!

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”- ka rrëfyer ai.

Ndër të tjera, Ilir Shaqiri ka treguar edhe për eksperiencën e tij në “Amici”, duke e krahasuar me formatin e “BB VIP”.

“Unë u kam thënë edhe disa kolegëve që më kanë pyetur se si ë përjetoj këtë gjë. Nuk është hera e parë që unë po përjetoj një lloj fame. Sidomos “Amici” kur unë ika në Itali ka qenë shumë i njohur. Për nga emocionet është e krahasueshme si volum por nuk është e krahasueshme si ndjesi sepse atje të vlerësonte një popull që nuk është i imi, kurse këtu është populli im. Kështu që ndjesia është komplet tjetër, përqafimi që njerëzit të japin në rrugë është tjetër dhe është ajo gjëja për të cilën erdha këtu, që të dilja nga klisheja e balerinit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emisionet që do të prezantojnë

Einxhel dhe Donaldi pjesë e Top Channel


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain