MENU
klinika

Trajneri De Zerbi me stafin e tij

I ikën tmerrit në Ukrainë, italianët mbërrijnë në Itali

28.02.2022 - 19:15

Roberto De Zerbi dhe bashkëpunëtorët e tij mbërrin në Itali. Tekniku italian i Shakhtar Donetsk dhe stafi u larguan nga Kievi, nën bomba dhe të rrethuar nga ushtria ruse. Kaluan nga Rumania për të mbërritur në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Nga atje morën fluturimin që i çoi në Bergamo, ku kanë mbërritur shëndoshë e mirë. Ata u evakuuan në orët e fundit falë ndërmjetësimit të Federatës Italiane të Futbollit dhe UEFA-s, që u kujdesën për ndërtimin e rrjetit diplomatik dhe organizimin e udhëtimit.

Një udhëtim prej gati 30 orësh që filloi të dielën me tren nga Kievi në drejtim të Lviv. Kur arritën në destinacionin e tyre, hipën në një minibus derisa arritën në Uzgorod ku ndërruan mjetet e transportit: me autobus kaluan kufirin drejt qytetit hungarez.

“Ne jemi të lumtur sepse po kthehemi në vendin tonë për të përqafuar familjet tona. Por ne nuk do të jemi kurrë të lumtur për sa kohë që lojtarët dhe miqtë tanë ukrainas, si të gjithë njerëzit të jenë të lirë si ne. Ndaloni luftën. Menjëherë” – ishte mesazhi në profilin e klubit të njohur ukrainas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Zerbi qëndroi me lojtarët e tij

Trajneri italian refuzoi dy herë të ikte nga Ukraina