MENU
klinika

Epoka e fundit e monarkive

Perandorët që shfuqizuan skllavërinë

01.03.2022 - 18:52

         Shekujt 19-20 ishin një epokë ndryshimi dhe transformimi, ndryshe nga gjithçka tjetër në histori, por me përhapje në shoqëri, rrodhi edhe fati i monarkive. Dy mbretërit e nënvlerësuar, Pedro II i Brazilit dhe Haile Selassie i Etiopisë, ishin dy perandorë me vizione të ngjashme për mbretëritë e tyre, porse pësuan të njëjtin fat. Si një shtrirje vizionare, ata donin ta transformonin vetë idenë e monarkisë dhe ta integronin në një shoqëri moderne dhe të industrializuar, por të dy sundimtarët u rrëzuan nga fronet pas sundime ambicioze, por të trazuara. Rënia dhe dështimet e tyre shënuan fundin e një epoke dhe gozhdën e fundit në arkivolin për monarkitë./Konica.al

Brazili: Pavarësi ose vdekje

Në shekullin e 19-të, Brazili njihej si komb i rrëmbyer nga paqëndrueshmëria, por njëherazi edhe me potencial. I pavarësuar së fundmi, kombi i ri ishte rural, i prapambetur dhe i copëtuar, por dalëngadalë filloi të heqë dorë nga praktika brutale e skllavërisë për industrializimin e shpejtë dhe përforcimin e industrisë së kafesë. Ndryshimet i mbikëqyri vetë Pedro II, pasi ishte një perandor i shkolluar dhe ishte i bindur se sistemi duhej të ndryshonte krahas ekonomisë. Më pas, luajti ndërmjetësin, duke vepruar si ndërmjetës midis tri degëzimeve të qeverisë, duke mbështetur rënien e ngadaltë të skllavërisë, duke inkurajuar më shumë infrastrukturë dhe rrjete hekurudhore dhe duke përmirësuar arsimin. Brazili ishte perandori e re me potencial të madh për të dominuar Amerikën e Jugut dhe reformat e Pedro II e stabilizuan vendin, që t’u bënte ballë revoltave të brendshme dhe ndërhyrjes së huaj.

Etiopi: Përparim ose vdekje

Modernizimi i Etiopisë ishte shumë më kaotik. E rrethuar nga të gjitha anët nga fuqitë koloniale, Etiopia ishte i vetmi komb afrikan që e ruajti pavarësinë, megjithëse pozicioni i kërcënohej vazhdimisht. Në këtë situatë të pasigurt erdhi në pushtet perandori Haile Selassie, i cili u përpoq të integronte Etiopinë në komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që të avanconte vendin duke shmangur fuqitë e huaja.

Ne kemi nevojë për përparimin evropian, vetëm sepse jemi të rrethuar prej tij” (Haile Selassie).

Në shumë mënyra, situata në Etiopi shkonte paralelisht me atë të Brazilit të shekullit të 19-të, pasi të dyja perandoritë mbështeteshin në lulëzimin e eksportit të kafesë për industrializimin dhe rritjen ekonomike, ndërsa projektet e mëdha infrastrukturore i modernizuan të dyja vendet me ritme të përshpejtuara. Për më tepër, arsimi ishte prioritet te të dyja perandoritë, ndërsa skllavëria ishte e jashtëligjshme në të njëjtat periudha kohore. Megjithëse Brazili dhe Etiopia u sunduan në drejtime të ngjashme, perandorët e tyre s’mund të kishin qenë më të ndryshëm, porse të ngjashëm në fate./Konica.al

Dy perandorë, një ide

Perandori Pedro II e kundërshtoi fronin, pasi për të roli i përgjegjshëm i monarkisë i kufizonte pasionet dhe jetën. Në të kundërt, homologu etiopian kënaqej me rolin si autokrat i kombit, duke ruajtur pushtetin absolut. Kjo është pika kryesore e kontrastit mes dy perandorëve të modernizimit dhe reformës, edhe pse kaluan rrugë të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim. Në vitet e fundit të mbretërimit të Pedro II, ai u largua nga popullsia braziliane dhe u tërhoq nga qeveria pas Luftës së Paraguait të 1864-ës, ku mbetën të vrarë 50 000 ushtarë në fushë, fajin e të cilit e mori perandori. Lodhja e perandorit të vjetër dhe mungesa e optimizmit për të ardhmen e monarkisë kulmuan me rrëzimin e Pedro II në 1889, ku ai lejoi që Republika e re ta merrte pushtetin pa luftë.

“Nëse është kështu, atëherë unë do të tërhiqem. Kam punuar shumë dhe jam i lodhur. Ka ardhur koha të shkoj të pushoj atëherë”. (Pedro II)

Perandori Haile Selassie erdhi në pushtet në një epokë ndryshimesh politike. Pas Luftës së Dytë Botërore, perandori i moshuar shpalli një kushtetutë të re, që ruante fuqitë de facto të monarkisë. E shoqëruar me një thatësirë ​​vdekjeprurëse, që vrau 100 000 njerëz, në popull lindi pakënaqësia, pasi si për ironi, filloi ta shikonte perandorin liberal si një tiran. Deri në vitin 1974, pa asnjë kontak, u rrëzua nga pushteti, përpara se të ndërronte jetë pas një viti.

Të dyja vendet, pas rënies së monarkive, kishin hyrë në periudha unike në historitë e tyre. Brazili vazhdoi të rritet ekonomikisht, por politika e tij u karakterizua nga korrupsioni; duke mos i arritur kurrë deri vonë politikat liberale të epokës së perandorisë. Etiopia hyri në një epokë konflikti dhe lufte, ndërsa problemet e lëna pas nga monarkia mbetën të pazgjidhura. Është e vështirë të gjykosh këta dy monarkë, pasi ata ndikoheshin nga të mirat dhe të këqijat, por sigurisht mund të thuhet se epoka e fundit e perandorive ishin periudha tranzitore ekonomike dhe politike në histori./Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


KUVENDIME NË MBRETËRINË E TË VDEKURVE

Bashkëbisedim mes Skënderbeut dhe Karlit të Madh


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen