MENU
klinika

''Putini është terrorist''

As Ruslana, nuk e fsheh frikën: Mos na shpërfillni!

01.03.2022 - 20:07

         Fituesja spektakolare e Eurovizionit 2004, me këngën hit për vite me radhë, Ruslana, ka reaguar në një dalje publike, lidhur me situatën në të cilën gjendet vendi i saj, Ukrahina.

LAS VEGAS, NV ? SEPTEMBER 15: Singer Ruslana is seen performing on stage during the 2004 World Music Awards at the Thomas and Mack Center on September 15, 2004 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Këngëtarja është shprehur se kurrë më parë, nuk kanë qenë nën një sulm të tillë.

“Situata është e rëndë. Nuk kam ndier kurrë kaq frikë, për të gjithë Ukrahinën, por edhe për njerëzit në mbarë botën.

Nuk kemi parë kurrë një luftë të tillë. Bomba, raketa, tanke, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, përmes internetit dhe medieve sociale.

Jemi në shok. Unë nuk jam me familjen time dhe nuk e di nëse, për momentin kam apo jo, shtëpi. Ju kërkoj të bëheni një me ne, për paqen. Na ndihmoni, ngrijeni zërin bashkë me ne.

Ju lutemi, mos na injoroni.

Njerëzit tani jetojnë në bodrume, në vendstrehime ditët e fundit. Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Çfarë do të ndodhë me të moshuarit?

Ata nuk mund të ushqehen, nuk mund të flenë. Nuk gjendem me familjen time, por nuk mendoj për veten. Si artiste, po bëj gjithçka mundem në përpjekjet kundër kësaj lufte nga Putini.

Plani i Putinit, është i tmerrshëm: ai dëshiron t’i tregojë botës, se Ukrahina është një hiç. Dëshiron të ndërtojë një botë, vetëm për Rusinë. Putini është terrorist i rrezikshëm, që kërkon të marrë Kievin”, – është shprehur Ruslana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës

“Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin”