MENU
klinika

Pas Ukrainës

Një tjetër shtet i ish-Bashkimit Sovietik kërkon anëtarësimin në BE

02.03.2022 - 20:41

Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Këtë e ka konfirmuar partia në pushtet. Një vendim i tillë vjen një ditë pasi Parlamenti Europian i dha mbështetje aplikimit të Ukrainës për t’iu bashkuar unionit.

Sipas BBC, kryetari i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze është shprehur për gazetarët se po i bën thirrje BE-së që të shqyrtojë kërkesën e shtetit të tij në mënyrë urgjente dhe të marrë një vendim për t’i dhënë statusin e kandidatit.

Në Gjeorgji janë zhvilluar protesta të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës. Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane – Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë – që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej tyre.

Ajo pasoi një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut, e cila kishte luftuar një luftë në vitet 1990.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg zbulon vendimin e papritur të aleancës

A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast se pushtohet nga Rusia?

“Të tmerruar, ditë e zezë për Evropën”

Agresioni ndaj Kievit/ Liderët botërorë në alarm!