MENU
klinika

Çifti shqiptar u gjet i vrarë bashkë me dy fëmijët

Thrilleri në Greqi/ Si tentoi autori që të zhdukte kufomat

03.03.2022 - 12:27

E denjë për një skenë filmi thrilleri ishte ngjarja që shokoi dje Andravidën në Greqi, ku një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur në banesë. Ngjarja makabre u regjistrua mbrëmjen e djeshme. Ishte djali i madh i familjes, një 12 vjeçar ai që i gjeti të pajetë familjarët e tij.

Protothema shkruan se nga hetimet paraprake të policisë, skenari i një vrasje nga babai i 3 pjesëtarëve të familjes, dhe më pas vetëvrasje, është hedhur poshtë. Sipas policisë, trupat e shqiptarit nga Lushnja, Armando dhe gruas së tij Maria, u gjetën në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa në trup kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërkohë që arma e zjarrit ende nuk është gjetur. Po ashtu bëhet e ditur se fëmija 3-vjeçar është gjetur i pajetë në dyshemenë e magazinës, ngjitur me rimorkion dhe 2-vjeçari u gjet i vdekur brenda në banesë.

Media greke, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori mesa duket ka pasur për qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta edhe hyrja në banesë e 12-vjeçarit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërkohë që për krimin e rëndë fajësohet ish-bashkëshorti i Marias, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, në fshat raportohet se autor mund të jetë një person tjetër, që ka pasur konflikte me çiftin.

Dramatike ishte dhe fakti kur 12-vjeçari hyri në banesë dhe pa prindërit dhe dy vëllezërit e pajetë. Sipas dëshmive, ai u pa me vëllain e vogël në krah, teksa ecte jashtë banesës dhe kërkonte ndihmë i dëshpëruar. Kalimtarët, të tmerruar nga skena njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë.

Një autoambulancë transportoi foshnjën fatkeqe në Qendrën Shëndetësore Gastouni, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën. Do të jetë dëshmia e 12-vjeçarit ajo që do iu jap përgjigje shumë pyetjeve për marrëdhëniet familjare dhe ato me ish-bashkëshortin e Marias (babai biologjik i 12-vjeçarit)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Viktima edhe fëmijët 1 e 2 vjeç

Gjendet e masakruar familja shqiptare në Greqi


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi