Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Monika Lubonja, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë vip, krijoi një simpati të veçantë për parashutistin Arbër Xhaja, i cili surprizonte banorët me fluturimet e tij herë pas here.
Një ndër surprizat që Monika mori nga “Vëllai i Madh”, ishte takimi me pilotin, të cilin e kishte kërkuar disa herë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Duke u nisur nga kjo por dhe për faktin se kënga “Tradhtare” e Sabianit u bë një “himn” tashmë për Moniken, kjo e fundit i kërkoi këngë Elgit Dodës, për të dhe pilotin, ku më pas u surprizua nga ky i fundit me këngën “Piloti zemrës”.
Ditën e sotme, piloti Arbër Xhaja, me anë të një video në rrjetin e tij social “Instagram”, na ka prezantuar me dy dashuritë e tij.
“Përshendetje do ju prezantoj me dy dashuritë e mija, atë reale dhe atë platonike”, u shpreh Xhaja, duke na prezantuar kështu me bashkëshorten e tij me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Mesa duket, Monika është mirëpritur në familjen e tyre dhe tashmë është rikthyer në një mikeshë shumë të mirë të pilotit dhe familjes së tij.