MENU
klinika

"Të përdorim fuqinë e votës!"

Voton kandidati i PD-së në Shkodër

06.03.2022 - 11:57

Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushati, i bëri thirrje të gjithë shkodranëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kreun e ri të bashkisë.

Ai i ftoi qytetarët të përdorin fuqinë e votës dhe të zgjedhin ndryshimin.

Kandidati i PD-së theksoi gjithashtu se demokratët këtë ditë janë të bashkuar dhe se problemet e tyre i zgjidhin pas 6 marsit.

“Sot është dita kur tan shkodranët do të përdorin fuqinë e votës së tyre.

I ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjitha njësive administrative të votojnë, ta ushtrojnë këtë të drejtë. Sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehin vullnetin e tyre të lirë, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimmarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne”, tha Bushati.

Komisionerët e PD janë në krye të detyrës dhe vonesat janë për arsye organizative që nuk varen prej tyre. Demokratët sot janë bashkë, problemet e tyre i zgjidhin pas datës 6 mars”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


18 kandidatët në garë për të marrë drejtimin e 6 bashkive

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale