MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Sa dhe si votuan vjet banorët e 6 bashkive?

06.03.2022 - 12:48

Sonte në darkë, në fund të votimit, KQZ-ja do të njoftojë pjesëmarrjen në 6 bashkitë e zgjedhjeve të pjesshme. Dhe fill pas këtij njoftimi, me gjasa, do të fillojnë diskutimet në studiot televizive mbi nivelin e ulët të pjesëmarrjes në votim. Përsëri me gjasa, pakkush do të vërë në dukje faktin se shumica dërrmuese e atyre zgjedhësve që nuk marrin pjesë në votim, në fakt, nuk e kanë mundësinë praktike të votojnë (sepse janë në emigracion të përhershëm apo të përkohshëm).

Teksa nuk mund të dimë me saktësi se sa dhe si do të votojnë nesër banorët e 6 bashkive, shifrat e votimit të vjetshëm (të 25 prillit) mund të na japin një pikë referimi.

Kështu, në Bashkinë Durrës, 42.5% e zgjedhësve të listës së 25 prillit të vjetshëm votuan, ndërsa rreth 45% të tjerë ishin jashtë Shqipërisë ditën e zgjedhjeve. Në Bashkinë Shkodër, 41.5% e zgjedhësve të listës së 25 prillit të vjetshëm votuan, ndërsa rreth 49% të tjerë ishin jashtë Shqipërisë ditën e zgjedhjeve. E kështu me rradhë…

Pra, në qoftë se pjesëmarrja zyrtare i afrohet nesër përqindjeve të 25 prillit të vjetshëm, mund të thuhet se zgjedhësit e 6 bashkive të mbetur në Shqipëri kanë marrë pjesë masivisht në votimin. (Në tabelën 1, jepen përqindjet e pjesëmarrësve, mospjesmarrësve dhe atyre që ishin jashtë Shqipërisë më 25 prill 2021.)

Tabela 1. Pjesëmarrja më 25 prill 2021
Bashkitë Pjesëmarrës Mospjesmarrës Jashtë Shqipërisë* TOTAL
Durrës 42.5% 12.5% 45% 100%
Shkodër 41.5% 9.5% 49% 100%
Lushnje 47.0% 11.0% 42% 100%
Dibër 53.0% 11.0% 36% 100%
Vorë 55.0% 10.0% 35% 100%
Rrogozhinë 34.8% 13.2% 52% 100%
* Përqindje e përafërt, bazuar në të dhënat e INSTAT-it

Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

Thellohet hetimi për çiftin Meta-Kryemadhi

2 të larguar në javën e parë pas vendimit për vulën

Basha mbetet me vetëm 8 deputetë!

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.