Nga dritarja e tij, Papa Françesku gjatë fjalës së të dielës u shpreh, se, Vatikani është i gatshëm për të bërë gjithçka për paqen në Ukrahinë.
Papa tha se ka dërguar dy kardinalë atje, në ndihmë humanitare dhe kjo, “jo vetëm si shenjë për të treguar prezencën e Papës, por për të gjithë ata që janë kundër lufës – ‘lufta është çmenduri, ju lutem ndaloni dhe shikoni këtë mizori!’”.
“Në Ukrahinë, po rrjedh një lumë gjaku dhe lotësh. Ky nuk është vetëm një operacion luftarak, por një luftë me viktima dhe shkatërrim”.
Papa falënderoi edhe gazetarët, të cilët rrezikohen për të raportuar për luftën.
“Faleminderit vëllezër dhe motra, për këtë punë që po na jep mundësinë të jemi më pranë dramës së njerëzve dhe që të shohim mizorinë e kësaj lufte”, – u është drejtuar gazetarëve, Ati i shenjtë.