MENU
klinika

''Lajthiti vallë Putini?!''

CIA analizon gjendjen psikike të Presidentit rus

06.03.2022 - 18:14

         Presidenti Putin është cilësuar si ”shahisti dinak në skenën politike botërore”, duke ecur gjashtë hapa para për të shfrytëzuar çdo mundësi në gabimet perëndimit, kurse në shtëpi ka goditur çdo kundërshtarë të mundshëm.

Por, vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrahinën, marrë një javë më parë, ka bërë që disa zyrtarë dhe vëzhgues perëndimorë ta vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore, të një njeriu që është në krye të një shteti me rezervat më të mëdha të burimeve bërthamore.

Megjithëse e pamundur ta njohim gjendjen e vërtetë të Putinit, ata të cilët studiojnë sjelljet e liderit rus nga afër prej kohësh, janë të shqetësuar për natyrën e errët dhe të çuditshme të fjalimeve të tij të fundit, ku ai e përshkruan liderin e Ukrahinës, si “bandit të varur nga droga dhe neonazist”.

“Kjo tregon se diçka nuk është në rregull më të, sjellje që nuk i kemi parë më parë”, – tha Andrea Kendall-Taylor, bashkëpunëtore e lartë e Qendrës së Sigurisë së Re në Amerikë, e cila, më parë ka punuar si analiste seniore për CIA në Rusi, sipas ”Foreign Policy”.

Putini njihet si lider përçarës në skenën botërore viteve të fundit, duke ndërhyrë në zgjedhjet e huaja, duke pushtuar penisulën e Krimesë, duke dërguar skuadrat vrasëse te kritikët e tij në Evropë. Analistët për kohë të gjatë e kanë cilësuar oportunist, por edhe përllogaritës. “Pasi e kanë studiuar për një kohë të gjatë, ai nuk rrezikon shumë, por më shumë është kumarxhi”, – thotë Angela Stent, një analiste në ”Brookings Institution” dhe eksperte për politikat e jashtme ruse. “Nëse e shikoni luftën në Gjeorgji (2008), (forcat ruse) mund ta kishin marrë Tbilisin, por nuk e bënë. Ato lejuan (ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili në pushtet. Më 2014, ato mund të kishin përparuar edhe jashtë Donbasit. Nuk ndodhi. Pra, ky rast është pa dyshim. një strategji e ndryshme loje”.

Një javë pasi Putini i shpalli luftë Ukrahinës, fushata ushtarake ruse nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar: ushtria e tyre konsiderohet me moral të ulët, furnizime të pamjaftueshme me ushqim dhe karburant, dhe në fund, një rezistencë e fuqishme nga ushtria ukrahinase.

Ekonomia ruse, me një prosperitet relativ që e ka dominuar Putinin në popullaritetin vendor, është goditur me sanksione të pashembullta të Perëndimit ndaj Bankës Qendrore të Rusisë dhe institucioneve kryesore financiare. Një sërë kompanish, nga ato për orendi suedeze, si ”Ikea” e deri te gjiganti i energjisë ‘BP”, kanë paralajmëruar largimin nga vendi.

“Do të thoja më shumë, por për momentin them se është shumë e qartë për shumë njerëz, se diçka nuk është në rregull me Putinin. Ai gjithmonë ka qenë vrasës, por problemi i tij tani është ndryshe dhe më domëthënës. Do të ishte gabim të supozohej që Putini, do të reagonte në të njëjtën mënyrë sikurse do ta kishte bërë para pesë vjetësh”, – tha javën e kaluar, pak pas fillimit të luftës, senatori i Floridës, Marco Rubio, republikani që kryeson Komitetin për Inteligjencë në Senatin Amerikan, në ”Twitter”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA, nuk pranoi të komentojë nëse SHBA shqetësohet për gjendjen mendore të liderit rus dhe ndikimin në botë. Në një intervistë për ”ABC”, të dielën, sekretarja për medie pranë Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, nuk iu përgjegj pyetjes, por, theksoi se Putini “ka qenë qartësisht i izoluar, gjatë Covidit”.

“Por, do t’ia them këtë, sigurisht që retorika, veprimet dhe justifikimet që ai bën për veprimet e tij, sigurisht që na shqetësojnë thellësisht”, – shtoi Psaki.

Në të vërtetë, Putini, shpesh është zhdukur për një kohë të gjatë nga daljet publike gjatë pandemisë COVID-19 dhe tërë këshilltarët që e kishin parë atë personalisht i është kërkuar që të vetizolohen dy javë para takimit më të, shkruanin mediet ruse. Madje edhe pas zbulimit të vaksinës dhe trajtuesve të tjerë, ai ka vazhduar që t’i vizitojë zyrtarët e tij të lartë në distancë, përfshirë edhe uljet në një tavolinë më shumë se gjashtë metra të gjatë, kur atë e vizitoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Natyrisht, miliona njerëz në gjithë botën e kanë provuar izolimin në dy vitet e fundit, shkaku i pandemisë covid-19, por ato nuk kanë filluar luftra të tmerrshme kundër fqinjve. Megjithatë, Macron ishte frikëruar nga fiksimi në histori i Putinit dhe theksoi se, lideri rus kishte ndryshuar shumë viteve të fundit, raportonte ”Reuters”, duke cituar burimet e delegacionit francez.

Të tjerët i shohin sjelljet e Putinit, jo si lajthitje, por më shumë si rritje të tendencave të tij, që ai i ka pasur në mendje për një kohë të gjatë. “Nuk është e saktë që të themi se, ai është një aktor racional në botë. Ai ka ide të fuqishme. Ai ka emocione të errëta dhe këto i ka shprehur prej një kohe të gjatë tashmë”, – tha Brian Taylor, profesor i politikës ruse në universitetin ”Syracuse”, autor i librit “Kodi i Putinizmit”. “Në këtë kuptim, trajektorja e tij, nuk është e befasishme. Por, pa dyshim, është shumë më e madhe, krahasuar me më parë”.

Putini ka ushqyer për një kohë të gjatë, pasionin për Ukrahinën, çfarë është rritur pasi vendi kërkonte të konsolidonte demokracinë dhe të integrohet me Perëndimin, sidomos pas revolucionit më 2004 dhe 2014. “Ai e pa këtë, jo vetëm si një gjë të panatyrshme, por edhe si një lloj tradhtie që ishte projektuar nga aktorë të jashtëm, sidomos nga Shtetet e Bashkuara”, – tha Taylor.

Rusia, vazhdimisht është bërë autoritare gjatë sundimit dydekadësh të Putinit, një prirje që është përshpejtuar 18 muajt e fundit, duke mbyllur medie të pavarura, duke ndjekur politikanë të opozitës, sunduar shoqërinë civile, duke sulmuar kështu çdo kundërshtarë të mundshëm. Studiuesit e quajnë këtë spirale, rënie nën regjim autoritar që udhëhiqet nga njerëz të fuqishëm e që ndryshe, njihet si “dilema e diktatorit”.

“Sa më represiv të bëhet regjimi, aq më shumë paranojak bëhet lideri, për shkak se ai bëhet i pa- ndjeshëm karshi shoqërisë. Ju nuk e dini, se ajo që thuhet është e vërteta”, thotë Kendall-Taylor. “Na duket sikurse jemi në një nivel të tërë paranoje”.

Duke pasur parasysh implikimet në botë, Komiteti për Intelegjencë në SHBA ka një skuadër profesionistësh, përfshirë mjekë dhe psikologë që punojnë në qendrën sekrete të Analizës Mjekësore dhe Psikologjike në CIA, ku analizojnë gjendjen mendore dhe fizike të liderëve autoritarë, përfshirë Putinin. Ata përdorin metoda të ndryshme, përfshirë studimin e fjalimeve dhe gjuhën e trupit, për të zbuluar ndryshimet delikate. “Edhe pse shkenca e këtij vlerësimi është e re… në këtë faze, duket se është e vërtetë se, sjellja e ekzagjeruar e një personi është indikator më i besueshëm sesi do të sillet në të ardhmen, sesa ajo që ata thonë se do të bëjnë në të ardhmen”, – shkruan Charles Morgan, psikiatër i forenzikës, i cili, më parë ka punuar për CIA, në një përgjigje që ia ka dërguar me email revistës ”Foreign Policy”.

Ka edhe metoda më të drejtpërdrejta, për këtë gjë. “Ka shumëllojshmëri raportimesh nga amerikanët dhe zyrtarët e tjerë, që e kanë takuar atë”, – tha John Sipher, ish-anëtar i Shërbimit për Klandesitinë në CIA, i cili, ka shërbyer në Rusi. Por, të marrësh informata nga regjimi i ngushtë i liderit, nga vende si Rusia dhe Kina, që konsiderohen si “shënjestra të vështira” nga agjencitë intelegjente, është e ndërlikuar.

“Burimet nuk zbulohen në ajër, është shumë e vështirë për një vend të tillë”, – tha Sipher.
“Ne të tjerët, kemi mbetur duke analizuar fjalimet e Putinit dhe veprimet e tij, teksa bota pret të shohë se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës”.

 

Nga: Amy Mackinnon, raportere për sigurinë dhe inteligjencën në ”Foreign Policy”