MENU
klinika

Kandidati i Berishës i dyti

Durrës/ PS bindshëm drejt fitores, PD rënie krahasuar me 2021

07.03.2022 - 11:04

Në Bashkinë Durrës janë numëruar 164 kuti nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58.1% të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 28.060 vota.

Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8%. të votave.

Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ renditet i dytë me 14139 vota, ose 29.27% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 6099 vota ose rreth 12.63%.

Partia Demokratike ka një rënie me gati 29.24% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke e bërë një disfatë shumë të dhimbshme këto zgjedhje në një bashki shumë të rëndësishme si Durrësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN