“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë simptomat e problemeve me mushkëritë?
Mjeku:Simptomat e problemeve me mushkëritë
Kollë e vazhdueshme: Kolla ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmrrjes, por kur ajo bëhet kronike, tregon që mushkëritë kanë nevojë për ndihmë. Kur mushkëritë janë në vështirësi, kolla shoqërohet me dhimbje kraharori që shtrihet në pjesën e shpatullës.
Vështirësi në frymëmarrje: Nëse hasni vështirësi të merrni frymë atëherë kjo do të thotë që mushkëritë nuk kanë fuqi të bëjnë punën e tyre. Kjo gjithashtu tregon se rrugët e frymëmarrjes janë të bllokuara.
Sekrecionet: Në shumicën e rasteve, kolla shoqërohet me sekrecione. Këto të fundit mbajnë bakteret, pluhurin dhe polenin të bllokuara dhe pengojnë rrugëtimin e tyre drejt mushkërive. Por nëse keni shumë sekrecione që nuk vijnë si pasojë e të ftohurës apo gripit, atëherë kjo nuk është një shenjë e mirë. Për më tepër, ju mund të vini re ndryshime në ngjyrën, aromën, sasinë dhe trashësinë e sekrecioneve. Nëse ato kanë ngjyrë të verdhë, jeshile ose kanë njolla gjaku, atëherë ka diçka që nuk shkon me mushkëritë.
Enjtje të gjymtyrëve të poshtme: Tingëllon e çuditshme por enjtja dhe dhimbjet e këmbëve janë tregues të një problemi me mushkëritë. Kur këto të fundit nuk funksionojnë mirë, organizmi nuk merr mjaftueshëm oksigjen, gjë që shkakton enjtje të kyçeve dhe këmbëve.
Dhimbje koke në mëngjes: Nëse zgjoheni me dhimbje koke ose marramendje, konsultohuni me një mjek. Këto dhimbje dalin në pah si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës dhe akumulimit të dioksidit të karbonit në enët e gjakut.
Lodhje: Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht edhe pse flini mjaftueshëm, atëherë ka një problem me mushkëritë. Gjithçka ka të bëjë me mungesën e oksigjenit në organizëm që shteron energjitë.
Probleme me gjumin: Qëndrimi ose fjetja përmbys, e bën punën e mushkërive të vështirë dhe ndikon në cilësinë e gjumit. Prishja e gjumit ka ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.