MENU
klinika

Ji grua!

Mars mimozash, protestash e… lirie të mohuar

08.03.2022 - 13:49

        Për herë të parë, 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942, në grupe të vogla grash.

Mimozat simbolizojnë  Ditën e Gruas. Më 1946, Unioni i Grave Italiane përgatitej për 8 marsin e pasluftës dhe kërkohej një lule, që të simbolizonte këtë ditë. Ishin vetë gratë ato që zgjodhen lulet e verdha, të buta dhe gjithë aromë për festën e tyre. Përveç kësaj, mimozat çelin pikërisht në periudhën kur festohet ”8 Marsi” dhe nuk janë të kushtueshme.

Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve të vdekura në zjarrin që ra në një fabrikë në Nju Jork, fabrika “Cotton”. Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune dhe më 8 mars, pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet, në të cilin shpërtheu zjarri dhe vrau shumë prej grave që punonin aty. Por në të vërtetë, bëhet fjalë vetëm për një rrëfenjë që lindi në vitet në vazhdim dhe u tregua sidomos gjatë Luftës II.

Zyrtarisht, Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara, më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, ku kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Brown), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt iu bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës. Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite kushtuar grave.

Më 25 mars të vitit 1911, kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu zjarri që la viktima 146 punonjëse (gra të reja emigrante). Mbase nga kjo ngjarje lindi edhe legjenda e fabrikës “Cotton”, shumë e ngjashme me të. Që nga ky moment, manifestimet e grave u shumëfishuan. Në shumë vende, mes të cilëve edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër, lindi dita e grave.

8 Marsi u shënua për herë të parë në histori, si Festa e Gruas, në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në protestë për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”. Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë, të caktonin datën 8 mars, si Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista me konteshën Apponyi

“Mësoj shqip sapo gjej pak kohë të lirë”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen