MENU
klinika

''Gruaja... shënjestra!''

Këpucë të Kuqe viktimave të dhunës

08.03.2022 - 18:59

 

Nënë Tereza: Gruas

Kujto gjithmonë
që lëkura rrudhet,
flokët thinjen,
dhe ditët shndërrohen në vite.

Por ajo çka asht e randësishme nuk ndryshon;
forca dhe bindja jote nuk kanë moshë,
shpirti jot asht ngjitës
në çdo rrjetë merimange.

Mbas çdo linje përfundimi
ka një linjë rifillimi.
Mbas çdo suksesi
ka një tjetër zhgënjim.

Derisa të jesh gjallë, ndihu e gjallë.
Nëse ja ndjen mungesën asaj çka ke ba,
kthehu dhe bane prapë,
Mos jeto më foto të verdha,
insisto edhe nëse të gjithë
po presin që të dorëzohesh.

Mos lejo që hekuri mrenda teje
të ndryshket.
Sigurohu që në vend të dhembshunisë
të falin respekt.

Kur për shkak të viteve
s’ke me mujtë me vrapue, ec shpejt.
Kur mos të mundesh me ecë shpejt, ec.
Kur mos të mundesh me ecë, përdor bastunin.
Por mos u ndal asnjiherë.

Dhjetëra këpucë të kuqenë sheshin “Skënderbej”, si protestë dhe kujtim i të gjitha grave që kanë humbur jetën prej dhunës. Në ditën Ndërkombëtare të Grave, instalacioni “Këpucët e kuqe” përcjell një simbolikë prekëse dhe thirrje për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe viktimat që shkakton ajo.

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në mesazhin e kësaj dite ndërkombëtare thekson se, “këtë ‘8 Mars’, përkujtojmë viktimat e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri”.

“Ngrini zërin përmes instalacionit artistik “Këpucët e Kuqe” në sheshin “Skënderbej”, duke dhuruar këpucë të kuqe, lule të kuqe dhe duke shkruar mesazhe për viktimat e dhunës në Shqipëri”.

Gratë dhe vajzat në të gjithë botën, më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për brazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.

Instalacioni “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina, simbolizon gratë e vrara dhe gjakun e derdhur. Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera të rënda, gjatë 2022-it