MENU
klinika

Rezultatet e 6 Marsit

PS, 19 mijë vota më shumë se PD e Shtëpia e Lirisë

10.03.2022 - 14:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet zyrtare të 6 Marsit në gjashtë bashki të vendit.

Sipas votave të marra nga kandidatët, rezulton se të zgjedhurit e Partisë Socialiste kanë grumbulluar në total 106.703 vota, të ndjekur nga kandidatët e Shtëpisë së Lirisë me 60.223 vota dhe ata të Partisë Demokratike me 26.662 vota.

Siç shihet edhe nga rezultatet, kandidatët e Partisë Demokratike dhe Shtëpisë së Lirisë që në total kanë marrë rreth 87 mijë vota, kanë rreth 19 mijë vota më pak se kandidatët e Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, 5 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe një bashki nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë.

Zgjedhje 6 Mars 2

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga vizita e ‘92 në SHBA e pritja e Bush në Tiranë, te debati në ‘97 dhe reforma!

30 vitet e “luftës dhe paqes” së Sali Berishës me Uashingtonin