MENU
klinika

Vetëm propagandë!

CIA: Pse është pa rrugëdalje… Putini

11.03.2022 - 15:04

          “Putini, po përpiqet të fitojë kohë, me këto negociata false. Ai në fakt, nuk ka asnjë rrugëdalje” – William Burnd, shefi i CIA-s, duket mëse i qartë.

Ditën e djeshme, të enjten e 10 marsit, Burns dhe shërbimet e larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën. Ishte një shkëmbim shumë i drejtpërdrejtë pyetje-përgjigjesh, me pak rezerva. Shenjë kjo, se administrata vazhdon strategjinë e transparencës, për të vënë në vështirësi Kremlinin.

Burns argumenton se, në këtë pikë, Putin është rob i vlerësimeve të tij të gabuara. Udhëheqësi rus, ishte i bindur se “e kishte mundur të pajisë sistemin ekonomik, në mënyrë që të jetë në gjendje për t’i rezistuar sanksioneve perëndimore, por tani po e sheh se nuk është kështu”.

Në veçanti, – thekson Burns, – ai nuk e kishte marrë parasysh masën e Thesarit të SHBA-së, që pengoi Bankën Qendrore të Moskës për të manovruar rezervat e mëdha të monedhës së madhe (ekuivalenti i 600 miliardë dollarëve).

Russian President Vladimir Putin speaks with Defence Minister Sergei Shoigu as they attend the Navy Day parade in St. Petersburg, Russia, July 30, 2017. REUTERS/Alexander Zemlianichenko/Pool/Files

Sipas drejtorit për CIA, Presidenti rus e ka mbyllur vendin “në fluskën e propagandës”. Por, shtoi: “Nuk mendoj, se do të mund t’i mbajë qytetarët pafundësisht larg të vërtetës. Tashmë shohim se po filtrojnë informacione për ushtarët e vdekur dhe të plagosur, që po kthehen në Rusi. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë pasojat e rënda ekonomike të sanksioneve”.

Senatorja republikane, Susan Collins, pyeti më pas, nëse rusët synojnë të përdorin armë kimike, apo biologjike në Ukrahinë. Një mundësi e evokuar të mërkurën e 9 marsit, nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Numri një i CIA-s, u përgjigj kështu: “Ky eventualitet është pjesë e mënyrës së veprimit të rusëve. Ata tashmë kanë përdorur armë kimike kundër qytetarëve të tyre. Po ashtu, kanë inkurajuar përdorimin e tyre në Siri dhe gjetkë. Ne po e marrim shumë seriozisht këtë rrezik”. Megjithatë, Burns,  nuk tha për të dhëna konkrete nga fusha e betejës.

Avril Haines, drejtor i Inteligjencës Kombëtare, shtoi: “Ne nuk kemi arsye për të besuarse Ukrahina po përgatit armë kimike, biologjike ose bërthamore”.