MENU
klinika

Dritëro Agolli

‘Në rini libri përpihet, në pleqëri përtypet me dhëmbë të vënë’

17.11.2018 - 11:16

Më poshtë gjeni disa aforizma nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli. 

• Ka shkrimtarë që kalojnë në krijimtari tri faza: fazën e luanit, fazën e urithit dhe fazën e dhelprës.

• Shkrimtari i madh -fatkeqësia e të voglit.

• Nuk ka letërsi vetëm me një shkrimtar të madh , ashtu siç nuk ka det vetëm me një peshk.

• Në rini libri përpihet , në pleqëri përtypet me dhëmbë të vënë.

• Nuk ka më pak shkrimtarë diktatorë në letërsi , sesa politikanë diktatorë në shoqëri.

• Shkrimtari i madh është peshkaqen. Ai një ditë i ha edhe ata të vegjël që e lavdërojnë , pasi nuk ngopet me lavdërime.

Dritëro Agolli
Aforizma

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe