MENU
klinika

"Kirill: Të mbrojmë atdheun e përbashkët"

Tri javë luftime: Patriarku i Rusisë diskutim me Papën

16.03.2022 - 19:05

          Patriarku rus Kirill, diskutoi situatën në Ukrainë, me Papë Françeskun kësaj të mërkurën – është deklarata e Kishës Ortodokse Ruse.

“U zhvillua një diskutim i detajuar i situatës në Ukrainë. Vëmendje e veçantë iu kushtua aspekteve humanitare të krizës aktuale dhe veprimeve të Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake, për të kapërcyer pasojat. Palët theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të procesit të negociatave në vazhdim, me shpresën për arritjen sa më të shpejtë, të një paqeje të drejtë”, – thuhet në deklaratë.

Papa Françesku dhe Patriarku Kirill diskutuan gjithashtu, një sërë çështjesh bashkëpunimi dypalësh”, – përmbyllet deklarata.

Papa, ka bërë thirrje për paqe.

Ai u takua me ambasadoren e Moskës në Vatikan, në ambasadën ruse dhe do të mbajë një lutje të jashtëzakonshme të quajtur “Kushtim” për Rusinë dhe Ukrainën, gjatë javës së ardhshme.

Një javë më parë, patriarku Kirill u shpreh se konflikti është zgjatim i një përplasjeje themelore kulturore mes botës së gjerë ruse dhe vlerave liberale perëndimore, kjo e ilustruar nga shprehjet e krenarisë së homoseksualëve. Ekspertët thonë se, komentet e Kirillit ofrojnë njohuri të rëndësishme në vizionin më të madh shpirtëror të Putinit, për kthimin në Perandorinë Ruse, ku feja ortodokse luan një rol kryesor.

Tri ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Kirill tha në një fjalim: “Ne nuk duhet të lejojmë që forcat e jashtme të errëta dhe armiqësore të qeshin me ne, ne duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen midis popujve tanë dhe në të njëjtën kohë, të mbrojmë atdheun tonë të përbashkët historik nga gjithçka jashtë, veprime që mund ta shkatërrojnë këtë unitet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


20 shprehje frymëzuese të Nënë Terezës

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit”