MENU
klinika

Sulmoi zyrtarin ditën e sotme

Arrestohet Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës

17.03.2022 - 00:32

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia. Ky është lajmi që vjen nga Prishtina, teksa e raporton portali “Paparaci”.

Ademi është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori. Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.

Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat. Kurse, pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik.

Ndërkohë, zyrtari i FFK-së, Artan Govori, deklaroi se është sulmuar fizikisht, ndonëse sulmi nuk ishte i madh: “Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë.

Me tregu drejtën nuk ka qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dasht me denoncu në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, – deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhjet e futbollit në Kosovë

Djali i Fadil Vokrrit kandidon për Kryetar të FFK


Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm