MENU
klinika

Zgjedhjet e futbollit në Kosovë

Djali i Fadil Vokrrit kandidon për Kryetar të FFK

15.03.2022 - 22:24

Gramoz Vokrri ka konfirmuar se do t’i futet garës për pozitën e kryetarit në Federatën e Futbollit të Kosovës. Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në “Facebook”.  Vokrri bëri të ditur se ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga klubet kosovare të futbollit.

Ai tha se nesër në ora 11:00 do ta bëj deponimin e nënshkrimeve, që e bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës:

“Të nderuar, futbolldashës, futbollistë, punonjës sportivë dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë padallim. Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderushëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Duke uruar për një proces fair-play, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj. Me respekt dhe fair play”, ka shkruar Vokrri.

Kujtojmë se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 6 prill. Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish edhe për një mandat katërvjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN