MENU
klinika

'Blini diamante dhe investoni në bursë'

Si iu vodhën 5 mln euro 2 mijë gjermanëve përmes Call Center

17.03.2022 - 14:23

15 punonjës të Call Center në Tiranë dhe Durrës janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Mes të arrestuarve janë biznesmenë dhe administratorë të Call Center, por edhe punonjës të tyre. ‘Blue energy call’ me seli te 5 Maji është një nga Call Center e përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve duke u marrë 5 mln eruo, ndërsa në pranga ra punonjësi i saj Anduel Gjergji.

Arrestimi i tyre nga SPAK dhe Policia e Tiranës është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan rreth 2 mijë gjermanë duke u vjedhur 5 milionë euro. Vetë punonjësit përdornin pseudonime dhe merrnin klientët të cilët i tundonin fillimisht përmes investimit në shuma të vogla me premtimin se do të fitonin shumë më shumë. Kryesisht pre e këtyre mashtrime binte mosha e tretë.

Aktualisht operacioni po zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës ku hetimet kanë nisur që në 2021, ndërsa urdhër arresti është dhënë edhe për 2 të tjerë.

Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane por edhe ato të Kosovës, ku një javë më parë u arrestuan 36 administratorë dhe punonjës të Call Center në Kosovë për mashtrim përmes Call Center të shtetasve gjermanë. Një ndër të arrestuarit në Kosovë, ishte një person nga Kavaja dhe kjo bëri që hetimet të lidheshin edhe në Tiranë ku u zbulua lidhja e bashkëpunimit të tyre.

Përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, të arrestuarit mashtroni shtetasit e huaj që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore

Një ditë më parë edhe policia e Tiranës nisi hetimin penal ndaj 9 administratorëve të Call Center në Tiranë nën akuzën e mashtrimit të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Platformat online Forex lulëzojnë në vend

Rritet pastrimi i parave në call center!

Mashtrime dhe transaksione financiare

Dy të arrestuar në Durrës

Arrestimi i punëtorëve të “Call-Center”, pronari iku!

Si funksionon skema e mashtrimit e shtrirë në dy shtete europiane