MENU
klinika

Populizmi si modë...

Çfarë fshihet pas ngjashmërisë?.. Macron vishet si Zelensky!

17.03.2022 - 16:16

         Mëngjesin e 14 marsit, fotografi zyrtar i Emmanuel Macronit publikoi një seri shkprepjesh në llogarinë në “Instagram”: Presidenti francez, duke punuar, një ditë më parë, nga zyra e tij në Paris. Macron, 44 vjeç, me pamje të lodhur, ka veshur një palë xhinse të thjeshta dhe një “hoodie” me logon “CPA10”.

Edhe pse e diel, kjo ishte një pamje që nuk pritej nga Presidenti francez, i njohur dei më tani si një politikan konservator, sa i përket modës. Gjatë thuajse pesë vitesh në detyrë, ai rrallë është parë në publik me ndonjë veshje tjetër, veç kostumit serioz.

Në mediet sociale, shumë akuzuan liderin francez, se po përpiqej të kopjonte pamjen modeste të Presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskij, gjatë kohës së luftës. Që nga pushtimi rus, muajin e kaluar, Presidenti Zelenskij (gjithashtu 44 vjeç) është shfaqur vetëm me “hoodie”, bluza me ngjyrë ulliri dhe pak mjekër.

Ngjashmëritë në veshje, qëndrim, si dhe mënyrën e komunikimit, nuk u kaluan pa vënë re nga ekspertët politikë dhe revistat, që varionin nga “TMZ” te “Telegraph”, në Londër.

“Një muaj më parë, do të ishte e vështirë të imagjinohej Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke u dashur të kopjonte atë ukrainas, Volodimir Zelenskij. Tanimë, realiteti është ky”, shkruhej në një tweet të shpërndarë gjerësisht nga Oleksiy Sorokin, redaktori politik dhe shefi operativ i “Kyiv Independent”.


Ndërkohë, asnjë koment nga zyra e Presidentit Macron.

Ndërsa bluza “hoodie” dhe xhinset, shkojnë për nga ekstremi i modës, Presidenti Macron, thjesht po përdorte trukun politik, për t’u dukur ‘normal’, madje edhe i veshur keq, kur ishte e nevojshme.

Kur liderët devijojnë në veshje të rastësishme është “një mënyrë për të na treguar dhe për të na thënë, se edhe politikanët janë njerëz”, – tha Lauren Rothman, një stiliste në Uashington, DC, e cila ka punuar me biznesmenë dhe politikanë. Ajo thotë se të flasësh me anë të veshjes është pika vendimtare.

Kur kamerat ndizen, veshja kthehet në një moment politik që mund të ndikojë në mendjen e publikut.

“Veshja tregon: ‘Unë jam një prej jush. Jemi të njëjtë dhe kjo na bashkon”, – tha Peter Loge, profesor i komunikimit politik në universitetin “George Washington”.

Në vitin 1992, kur ata po konkurronin për postin, presidenti i ardhshëm Bill Clinton dhe zëvendëspresidenti Al Gore, u fotografuan pas një vrapimi me gota nga McDonald’s, ndërsa mbanin veshur pantallona të shkurtra, kapele kamioni dhe bluza lagur nga djersa. Në vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama u fotografua duke punuar, gjatë fundjavave, pa kravatë. Gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake demokratike të vitit 2020, ish-kryetari i bashkisë Pete Buttigieg, në atë kohë, rreth 30 vjeç, shpesh përveshte mëngët, një lëvizje që shumë analistë politikë e lexuan si një lojë me rininë e tij në një fushë me kandidatë relativisht seriozë.

Në vitin 2020, kur kryeministri kanadez Justin Trudeau u gjunjëzua gjatë një proteste “Black Lives Matter” në Otava, gjithashtu hoqi pallton dhe kravatën e tij të zakonshme sportive, ndoshta për të shprehurr solidaritetin me lëvizjen. Ndërsa rrallë shihet pa kostum, Kryeministri anglez Boris Johnson është akuzuar se ka “ngatërruar” qëllimisht modelin e flokëve, si një mënyrë për ta bërë politikanin me “gjak blu” të duket më shumë si një njeri i popullit.

Mund të jetë e vështirë të dallosh, kur veshja është organike dhe kur është strategjike.

Presidenti Zelensky bëri kalimin nga kostumet konservatore në veshjet ushtarake, ndërsa vendi i tij ishte futur në luftë (duke thënë, se ishte aktor përpara se të bëhej politikan, kështu që ka të ngjarë të jetë mjaft i vetëdijshëm sesi shfaqet në televizion). Sa i përket Presidentit Macron, koha e këtij sesioni fotografik, ndoshta nuk është e rastësishme: Franca është më pak se një muaj, larg zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

“Macron, duhet të jetë shumë i shqetësuar, përderisa vendos të bëjë një ndryshim të tillë”, – tha Loge. Ndërsa Presidenti francez, aktualisht ka epërsi në sondazhe, portretet e tij në “Instagram”, treguan një anë që publiku nuk e kishte parë më parë, diçka që mund të kishte pasur për qëllim të ndikojë votuesit.

 

Jacob Gallagher – WJS

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të qëndrojë apo të largohet nga Ukraina?

“The Times”: Dilema hamletiane e Zelenskyt


"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye