Ka pasur surpriza gara për “pole position” në Valencia. Piloti spanjoll Maverick Vinales me Yamaha do të niset i pari në pistën e Valencia në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për garën e fundit sezonale në Moto GP, atë të Çmimit të Madh të Spanjës.
Vinales, që i nisi kualifikueset nga sesioni i parë, bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke ndalur kronometrin në kohën 1’31”312. Bashkë me të, në vijën e parë të nisjes edhe Alex Rins e Andrea Doviziozo, që dhanë kohë të ngjashme me atë të spanjollit.
#MotoGP Q2 ?@maverickmack25 takes the final pole position of 2018 and his first since the 2017 #AragonGP!
Return of the MACK!
Rins & Dovizioso complete the front row, while Marquez ended up 5th! #ValenciaGP pic.twitter.com/Qjxh83NTg9
— MotoGP™??? (@MotoGP) November 17, 2018
Nuk ka qenë një e shtunë shumë pozitive kjo për Marc Marquez me Honda, kampionin e botës në Moto GP, që u rrëzua në kualifikueset dhe mësohet se ka pësuar një dëmtim të lehtë në shpatullën e majtë.
Gjithsesi, ai do ta nisë garën nga vendi i pestë, ndërkohë që në të katërtin u rendit italiani Danilo Petrucci. Prova zhgënjyese këto për Valentino Rossi, që nuk arriti të kualifikohet për në sesionin e dytë dhe do ta nisë garën nesër nga vendi i 16-të me motorin Yamaha.