MENU
klinika

Çfarë ka vendosur dyshja

JLo dhe Ben Affleck hedhin hapin e radhës

20.03.2022 - 11:56

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck po hedhin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre, dhe është një hap i madh!

Sipas “TMZ” çifti i njohur i ‘showbiz’-it janë duke blerë një shtëpi prej 50 milionë dollarësh, në zonën e bukur të Los Angeles-it.

“TMZ” gjithashtu raporton se shtëpia është prej 20,000 metrash katrorë dhe është e përbërë nga 10 dhoma gjumi, 17 banjo, kuzhina të shumta, një teatër, palestër dhe një pishinë.

Shtëpia është super private e strehuar në një pyll me pemë dhe ka një pamje të pabesueshme të qytetit.

Burimet për “TMZ” thonë se nuk është një punë e përfunduar, sepse ka ende raste të paparashikuara që duhet të përmbushen.

Është një hap i madh, dhe të dyja palët besohet se do të jetojnë atje.

Rikujtojmë se Jennifer Lopez ka treguar se ku i kalonin Ben Affleck dhe ajo ‘momentet intime’ kur kishin nevojë për pak privatësi.

Gjatë një interviste për emisionin e njohur “The Ellen DeGeneres Show”, JLo ka treguar “arratisjet” e ëmbla që kryente me të dashurin e saj, për të pasur më shumë kohë së bashku dhe larg pesë fëmijëve që kanë mes tyre.

“Banjo, dollap. Momente private. Për të biseduar, për të bërë gjëra”, tregoi këngëtarja.

Lopez ka dy fëmijë binjak, Max dhe Emme, me ish-in e saj, Marc Anthony, ndërsa Affleck dhe ish-ja e tij, Jennifer Garner, janë prindër të Samuel, 9, Seraphina, 13 dhe Violet, 16.