Rusia ka përqendruar sulmet në qytetin port të Mariupolit. Së fundmi, sipas raportimeve ata kanë shkatërruar një nga objektet e artit, më saktësisht, muzeun “Arkhip Kuinzhdi”, që daton nga viti 1902.
Lajmin për sulmin dhe shkatërrimin e muzeut e ka konfirmuar Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri Informacioni nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Në Mariupol, pushtuesit shkatërruan muzeun e artit “Arkhip Kuindzhi”, duke e bombarduar ndërtesën e vitit 1902.
Sipas të dhënave, brenda muzeut nuk kishte piktura origjinale të Kuindzhit, por veprat e artistëve të tjerë ukrainas, të ekspozuara aty u shkatërruan. Ndalu, Rusi”, – shkruhet në njoftimin e institucionit ukrainas.